4.7 C
Albania
Monday, January 10, 2022

Does cinnamon milk help you sleep better?

Many people have a favorite "medicine" for every night before bed: a warm decaffeinated tea or some melatonin supplement. But juices containing milk and...

POSTIMET E REJA

Cilat jane ushqimet qe ju ndihmojne te keni floke te shendetshem

Deshironi te dini si te keni floke te shendetshem? Ky artikull është i përsosur për ju nëse vuani nga rënia e rritjes së flokëve apo...

Uthulla e molles dhe benefitet e saj per shendetin

Uthulla e molles ka me shume perdorime sesa vec ne gatim. Jeni gati te mesoni disa nga benefitet e saj? Me siguri keni lexuar disa herë...

Nese ndiqni keto hapa renia e peshes do te behet me e lehte

Deshironi qe renia e peshes te behet e lehte per tu arritur? Të humbasësh peshë nuk është një gjë aq e thjeshtë dhe e mirë...

Ja disa arsye qe tregojne se jeni me intelekt me te lart se te tjeret

Deshironi te dini nese keni nje intelekt me te lart se sa te tjeret rreth jush? Një ide gjeniale e papritur ose një supozim...

Sonte është nata e parë e magjisë, lini gjithçka për të parë çfarë ndodh këtu

Nuk ke si të mungosh në një vend si ky. Sepse qyteti i njëmbinjëdritareve të jep realisht 1001 arsye për të qenë aty. Turizmi është një prej pikave më të rëndësishme të këtij qyteti dhe përveç faktorëve të tjerë, edhe sa i përket zhvillimit ekonomik.Nëse të bie rruga nga Shqipëria, praktikisht është e pamundur ta lësh pa vizituar Beratin. Jo vetëm për pasurinë e jashtëzakonshme natyrore, të cilën Zoti ia ka falur me të dyja duart, por edhe për atë pasuri të pashtershme objektesh të kulturave të ndryshme – atyre që kanë ndikuar në historinë e qytetit, duke nisur që nga lashtësia, tek Mesjeta Bizantine, te komplekset otomane dhe deri te rrënojat e lëna pas nga koha e komunizmit.

E, sikur të mos mjaftonte kjo, Berati ruan gjurmët e kulturave dhe religjoneve të ndryshme, objektet e të cilave gjenden fare pranë njëri-tjetrit, nga islami, helvetizmi te kristianizmi apo te legjenda se aty është varrosur një profet hebre.
Të gjitha këto arsye, por edhe shumë të tjera ia vunë emrin MultiKulturor festivalit të Beratit, në sezonin e tij të pestë, që ka hapur siparin sonte. Aktivitetet e larmishme kanë nisur tashmë, me një audiencë po aq të larmishme, madje edhe me turistë nga të gjitha anët e botës.

Festivali MultiKulturor Berat ka nisur rrugëtimin në vitin e tij të pestë. Arte pamore, trashëgimi kulturore dhe muzikë nga tabani folkloristik shqiptar janë aktivitetet që do t’i prezantohen publikut sonte dhe gjatë dy netëve të ardhshme.

Gjurmët e lashtësisë së muzikës folklorike shqiptare janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj. Një pjesë të kësaj pasurie, prej të dyja anëve të Shkumbinit, do të presë Berati shumëshekullor gjatë këtyre tri netëve, duke u konkretizuar me improvizime që të çojnë thellë në histori, për të njohur dasmën e rrallë shqiptare.

Nisja e mbrëmjes së sotme, me komunikimin për shtyp të Festivalit MultiKulturor Berat, në mjediset e Muzeut Etnografik, me pjesëmarrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga shteti austriak, me praninë e kreut të misionit diplomatik të Austrisë në Shqipëri, vijon me një performancë artistike nga një band muzikantesh austriake.

Në orën 21:00, nga mjedisi i Muzeut Etnografik aktiviteti zhvendoset me përcjelljen e nuses beratase për ta pritur krushqit e sazet përmetare, në një inskenim me muzikë dhe rituale prej dasme shqiptare, për të vazhduar në shesh me Pleqtë e Krujës dhe Ansamblin Popullor të Beratit dhe vijon më tej edhe me aktivitete të tjera kulturore deri në mesnatë.

Aktivitetet e natës së sotme kanë nisur që nga ora 18 e 30 dhe vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes:

18:30: Ekspozitë fotografike
19:30 – 20:00: Konferencë e përbashkët për shtyp – Muzeu Etnografik
20:00- 21:00: Performanca grupi austriak Kusimanten – Muzeu Etnografik Dasmorët
21:00-22:30: Dasma Shqiptare nga:
Grupi i Beratit
Grupi i Përmetit
Grupi i Krujës
Muzeu Etnografik deri në Pedonale
22:30 – 00:00: Muzikë DJ – Lapidari, Goricë

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

Cilat jane ushqimet qe ju ndihmojne te keni floke te shendetshem

Deshironi te dini si te keni floke te shendetshem? Ky artikull është i përsosur për ju nëse vuani nga rënia e rritjes së flokëve apo...

Uthulla e molles dhe benefitet e saj per shendetin

Uthulla e molles ka me shume perdorime sesa vec ne gatim. Jeni gati te mesoni disa nga benefitet e saj? Me siguri keni lexuar disa herë...

Nese ndiqni keto hapa renia e peshes do te behet me e lehte

Deshironi qe renia e peshes te behet e lehte per tu arritur? Të humbasësh peshë nuk është një gjë aq e thjeshtë dhe e mirë...

Ja disa arsye qe tregojne se jeni me intelekt me te lart se te tjeret

Deshironi te dini nese keni nje intelekt me te lart se sa te tjeret rreth jush? Një ide gjeniale e papritur ose një supozim...

Don't Miss

Quiz: Çfarë dhurate do të marrësh për Shën Valentin?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Quiz: Sa e ngjashme je me nënën tënde?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Quiz: Sa e rëndësishme je për miqtë e tu?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Quiz: Ditën e Shën Valentinit, do ta kaloni mirë apo keq?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Quiz: Sa të predispozuar jeni për të vuajtur nga ankthi?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter