14.4 C
Albania
Monday, April 3, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Parfumet e pranverës – stina kur bota merr tjeter ngjyre

pranvere ne lisse online ciao al

Parfumet e pranveres jane aromat ndjellese te tokes ne siten e rifillimit te jetes. Stina kur bota merr nje tjeter ngjyre, gjithcka fillon te rilinde. Pranvera vjen ndryshe në Tiranë, ku lulekumbullat që çelin në disa rrugë të qytetit të kujtojnë “Cherry Blossom” në kopshtet e Kiotos në Japoni.

Një aromë tjeter vjen toka në pranverë kur shpërthen bari i parë në Skoci, pas dimrit të acarte. Ndryshe ndihet në Toskanë, ku gjelbërimi në muajt prill dhe maj është panorama jeshile më afër parajsës imagjinare. Provence, në jug të Francës, bëhet gati të valëvitë levanda të reja që ngjyrosin me lejla fushat dhe luginat e rralla. Ndërsa në Holandë aromat e kopshteve “Keukenhof” të lënë pa frymë…

PRANVERE NE AMSTERDAM

Amsterdami, veçanërisht në pranverë, ofron shumë për udhëtarët kureshtarë, duke nisur nga shëtitjet mes kanaleve që përshkojnë qytetin, i cili ngatërrohet herë pas here me Venecian.

Këtu nuk ka maska karnavalesh dhe ndërtesa gotike, por pallate të ngjitur me njëri-tjetrin, me tulla të kuqe, shumë ura, varka që ikin dhe vijnë, dhe lule… shumë lule.

Aroma e markatave te luleve të tundon te blesh e te dhurosh jo vetëm për të treguar qe je në atdheun e tyre, por sepse janë vertet një “Love Story”.

Amsterdami është i bukur në freskinë e mëngjesit, ku mund të shijosh nga pastiçeritë e ngrohta një briosh të ëmbël.

Por edhe në muzg, kur dielli perëndon ti përsëri tundohesh, të qëndrosh për një aperitiv mbi ujë në varkë, ose mbi urë, aty ku të rinjtë mblidhen, parkojnë biçikletat me lule dhe puthen. Qyteti ku nuk e ndjen vetmine.

Puthen sidomos mbi “urën e dashurisë”, një simbol i njohur për romantikët. Aty pranë, një shitës ambulant shet çdo ditë qindra kyça. Njerëzit i lidhin dhe i kyçin për fat në anët metalike të urës, hedhin çelësat në ujë.

Ka plot muze, histori, kulturë, shije estetike , arkitekturë, ka gjallëri, “good vibes”, njerëz të bukur, zhurma e jetës gumëzhin aty. Ajo që gjen, ajo që lë dhe ajo që mbetet tek ty, kur ikën, mund të përmblidhet me një fjalë të vetme – frymëzim.

PRANVERE NE LISSE

Në një kopsht shumëngjyrësh ku nuk mungon asnjë varietet peoniash apo tulipanësh. Miliona tulipanë me ngjyra të feksura që çelin me trokitjen e prillit, do të ftojnë në një tablo shumëngjyrëshe që të kujton tablotë e Van Gog e Claude Monet.
E parë nga ajri, gjithçka duket surreale, si një telajo e pikturuar nga talenti i një artisti me shije të spikatur.

Pak më tutje, mund të vizitosh një qytezë përrallore me mullinj që era i vë në lëvizje, siç fryn flokët e vajzave dhe të ftojne te shkrepesh nje foto.


Kilometrat e tërë të fushave ku mbillen tulipanë të të gjitha llojeve dhe ngjyrave vijnë tek ne si mesazhi më i bukur i dashurisë, që toka mund t’u dërgojë njerëzve.

 

Ngjyrat e luleve te çelura janë pjesa më e ëmbël e pranverës. Dhe materialet që e nxjerrin më shumë në pah përmbajtjen e tyre janë gjithmonë trend në këtë sezon.


Fiks si parfumi, këto aroma joshin qenien tone, në mendje dhe zemër duke u kthyer në kurthin më të ëmbël të pranverës. Kete parfum ti e do patjetër dhe e ke të pamundur t’i harrosh!

 

pranvere ne Amsterdam online ciao al

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss