11.8 C
Albania
Monday, April 10, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Rolando dhe Teresa, çifti i bamirësive në Shqipëri

Kur edhe shume pak kohe ka mbetur nga viti 2020 ,  secilit nga ne mund ti vijë ndermend cdo ngjarje e këtij viti të gjatë e të vështirë, plotë me sakrifica i cili na ka bërë të gjithëve padyshim më të fortë. Gjatë ketyre kohëve të fundit të gjithë jemi përpjekur të reflektojmë në lidhje me atë që kemi lënë mbrapa , por në këtë fundvit le ti kushtojmë pak vëmendje edhe disa personazheve publike , të cilët gjatë gjithë vitit kanë qenë tepër të angazhuar në heshtje ,pa bujë e pa reklama të mëdha, na kanë ardhur në ndihmë në këto kohë të veshtira dhe na bejnë të ndihemi krenar.

Personazhe të cilët edhe pse jetojnë larg qe ketu , madje mund të themi edhe mes luksit , kushdo tjetër nuk do te shqetësohej aspak per çfarë ka lënë mbrapa , për te gjithe njerëzit qe vuajn , për të gjithë ata që kanë nevojë , pikerisht këtu ne vendin e tyre të lindjes. Për më tepër në situata të tilla si kjo situatë globale e cila e ka prekur tepër vendin tonë , ku nevoja për ndihmë është më e madhe se cdo herë tjetër.

Çifti Rolando Lekaj dhe bashkëshortja e tij Teresa janë gjendur shumë pranë situatave të vështira dhe njerëzve në nevojë , sidomos në Shqipëri. Pa u kursyer aspak dhe pa medyshjen më të vogel ata i erdhen në ndihmë vendit tonë , duke dhënë kontributin e tyre me mjete spitalore dhe ndihma të tjera që në fillesat e pandemisë. Per te vetmen arsye se ai gjithmon e ka koken pas në vendin e tij, ndërsa e shoqja sepse ka zemrën po aq të madhe sa të nënës Teresa , emrin e të cilës ajo mban.

Në mes te shumë aktiviteteve dhe projekteve te ndryshme te mbylluara gjatë këtij viti por edhe për ato te cilat ende nuk i kanë nisur ata gjeten pak kohë dhe u ndalën për një intervistë të shkurtër për të rrëfyer në lidhje me projektet e tyre dhe pse jo për historinë e tyre të dashurisë.

Rolando dhe Teresa ciao al


Pas gjithë këtij suksesi fshihet një rrugë e gjatë plotë sakrifica. Si ka qënë ky rrugëtim për ju dhe si arritët ne Kine ?
Ka kaluar një kohë shumë e gjatë , por fillesat e mia ishin ne qytetin tim te lindjes ,pasi unë jam nga Lezha. Per herë të parë mora pjesë në Miss dhe Mister Lezha në vitin 2007. Aty nisi gjithcka. Natyrisht ishte e vështirë te ndiqje botën e spektaklit në Shqipëri ,duke marë parasysh edhe situaten ekonomike të familjes.Prindrit e mi kanë bërë gjithcka per të na bere te lumtur dhe jam shumë krenar dhe falenderues per ta. Unë, motra dhe vellai, jemi mirënjohës për prindërit tanë.

Si ndiheni kur ju etiketojne ” I riu me i pasur ne Shqiperi” ?
Unë jam një djale , një vella ,një bashkeshort , një baba dhe një mik shumë i mirë. Jam një biznesmen , nje showman kur bëhet fjalë për biznesin ose për show . Cdogje në jetë duhet alternuar për të patur barazpeshë , në të kundërt je askush . Për mua familja qëndron mbi gjithcka.

Çfare i mungon nje te riu qe ka famen , parane dhe dashurine ?
Cdo i ri Shqiptarë ose edhe nga cdo vend tjetër i botes , mund te ketë ose jo jeten e endrrave por e rëndësishme është të punosh shumë për te arritur ate që deshiron. Njerëzit mendojnë se gjithçka është e lehtë kur ke para, por jo, nuk është kështu. Sa më shumë para të kesh, aq më pak kohë të lirë ka. Por me pelqen jeta që bëj pasi puna ime e vështirë ushqen miliona njerëz në Kinë dhe kjo më bën të lumtur.

Do ta lije Kinën për të jetuar ne Shqiperi ?
Kina është 1/4 e gjithë botës. Kuptohet që në Shqipëri asgjë nuk është e lehtë por e rëndësishme është kur keni një ëndërr dhe ta bëni me pasion punën tuaj, atëherë gjithçka bëhet më e qetë dhe më e lehtë. Për të qënë të suksesshem unë kam një moto : “Beni atë që doni dhe duajeni atë qe beni”.Ne fillim kur erdha në Kinë nuk e besoja që jeta ime do të merte një rrjedhë të tillë dhe do te me benkonte me gjithcka kam , sidomos me familjen time. Jeta ime duket si nje enderr ,por edhe unë punoj fort çdo ditë për të gëzuar gjithçka kam. Kinën nuk do ta ndroja me asnje vend tjetër ku unë kam udhetuar , vend fantastik dhe me njerëz shumë të mirë . Kina nuk është ajo qe ju shihni në televizor , jeta e vertet e Kinës duhet jetuar per tu kuptuar. E  kam të vështirë të zgjedh mes saj dhe Shqipërisë, madje nuk mendoj asnjëherë t’i vë në peshore, per vendin tim do bëja dhe mendoj se po përpiqem të bëj gjithcka qe mundem por tashmë e kam ndërtuar jetën time dhe e kam zgjedhur vendin ku do kaloj jetën.

Në raportet e tua me Shqiptar të tjerë të famshëm në botë do vecoje ndonjerin prej tyre , dhe me cilin ke më shumë kontakte?

Është e vërtetë që në rrjete sociale qarkullojnë shumë foto që mund të kem me të famshëm dhe njerëz të pasur Shqipëtar. Nese do të më duhej të vecoja ndonjë nga Shqipetarët natyrisht që do të ishin Rita Ora dhe Dua Lipa. Kam raporte shumë të mira me to.

300 mijë maska mbrojtëse në ndihmë të Shqipërisë , kjo ishte ideja juaj apo e Tereses ?
Unë jam një person me zemër shumë të madhe , çfarëdo që bëj e bëj nga zemra dhe nuk kam deshirë te ekspozohem apo ti publikoj ne rrjete sociale. Kam bërë shumë bamirësi në heshtje që kurr nuk janë postuar , vetëm disa prej tyre sic ishte dhurimi për Shqipërinë i 300 mijë maskave për mjekët në këtë kohë të veshtirë të pandemisë. Prej vitesh mbështes edhe Amfar-in në Kanë, për të gjetur kurën për SIDA, shpresoj se do të gjejmë një kurë që do të ndihmojë miliarda njerëz nëpër botë.


A është Tereza , Nënë Teresa e re ? Chanel Tereza? Cila është bamirësia e saj më e madhe që edhe ty te ka lënë pa fjalë?
Sigurisht që po. Tereza e ka idhull Nënë Terezën dhe unë jam shumë i lumtur që përpiqet te ndjekë rrugën e saj sa herë që mundet. Ajo është një njeri me zemër të madhe. Mua më la pa fjalë kur nuk u mendua dy herë për të sjellë ndihma në Shqipëri gjatë situatës së Covid-19 dhe ende vazhdon ta bëj.

Kur punoje ne kompaninë e saj e gjuajte ti apo ajo ty ?
Mendoj se ishte dicka nga të dyja palët.  Ishte diçka e destinuar të ndodhte.

Pyetje për Terëzën:
Për çfarë cilesish do të deshiroje ti ngjaje nënë Tereses?
Për dashurinë dhe dhembshurinë e saj te madhe. Ajo ishte një grua e mrekullueshme , një model që të gjithë ata që e duan bamirsinë duhet ta ndjekin. Ka qenë gjithmon dhe do të mbetet idhulli im. Sapo mbërita ne Shqiperi dhe pashë statujen e saj në aeroportin që mban emrin e saj u ndjeva shumë krenare që edhe unë kam këtë emër. Kam mesuar prej saj si të kujdesem për të varfrit dhe tju fal atyre mbi të gjitha dashuri. Nuk bëj publike asnje nga veprat e mia të mira pasi nuk i bëj ato për dukje. Shpresoj që të rinjtë në Shqipëri te ndihen krenar që nënë Teresa është nga vendi i tyre dhe të ndjekin gjthmon hapat e saj. 

Cila do të ishte bamirsia më e madhe që nëse do të mundeshe do ta bëje për Shqipërine ?

Cifti bamires i Shqipetareve ciao al

Jam gjithmon e gatshme për të ndihmuar dhe investuar ne Shqipëri . Do e mendoja të jetoja për një kohë të gjatë këtu. Unë nuk jam mësuar të jetoj vetëm në një qytet . U rrita në Dalian dhe më vonë shkova në Hangzhou, Hong Kong, Zvicër, etj. Kam blerë shtëpi në shumë qytete në Kinë. Më pas kuptova që kisha më shumë interes për të jetuar në hotele se sa për te blerë një shtëpi. Shqipëria dhe populli këtu më pelqejnë shumë. Kultura shqiptare është gjithashtu shumë e larmishme, sidomos ushqimi i mrekullueshem. Familja e Rolandos janë të gjithë të mirë në gatim.

 Unë gjithmon përpiqem të sjell kinez të shumtë këtu për të shijuar bukuritë e këtij vendi dhe pse jo te investojnë këtu. Kështu që unë dua të ndihmoj në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. I dashuroj njerëzit në Shqiperi . Kur familja e Rolandos më shihte duke ndihmuar shqiptarët, janë ndjerë krenar për mua dhe kjo më bën më shumë se të lumtur . Pavarësisht kushteve në të cilat jetoni , e rëndesishme është sa njerëz keni ndihmuar dhe sa prej tyre ju keni rikthyer buzëqeshjen. 

Si të pritën prindrit e Rolandos herën tënde të parë kur erdhe në Shqipëri ?
Përpara ndaleses time të parë në Shqiperi, isha nisur për në Festivalin e Filmit në Kanë. Rolando me ftoi te vizitonim vendlindjen e tij pasi ishte nje vend shumë i bukur dhe ai kishte vite pa shkuar aty .Meqenëse ishim në Evropë dhe nuk ishte larg nga Shqipëria, shkuam bashkë në qytetin e tij. Prindërit e tij më pritën shumë mirë , ata na ftuan per drekë në shtëpinë e tyre dhe kishin përgatitur gatime fantastike tradicionale Shqipëtare . Ka qënë një eksperiencë e bukur.

Çfare cilesie të tërhoqi herën e parë te Rolando?
Unë mendoj se gjëja e parë që shikojmë te dikush për herë të parë është pamja dhe më pas personaliteti. Zbulova me kalimin e kohes se kishim të njëjtat dëshira dhe se të kuptuarit e njëri tjetrit është gjithashtu e rëndësishme. Unë jetoj një jetë shumë aktive dhe me shumë angazhime dhe kam nevoj për dikë që të më kuptojë. Rolando është mësuar të jetojë në Kinë me mua. Kultura e Kinës dhe Shqipërisë nuk kanë shumë ndryshime , dikur keto dy vende kanë pasur lidhje kështu që shumë gjëra i gjejmë të përbashketa. Megjithëse jeta ne Kinë është shumë ndryshe nga Evropa , Rolando është përshtatur shumë mirë dhe i pëlqen kultura kineze. 

Mund të ndani me ne momentin kur Rolando ju propozoi ?
Sigurisht , më kujtohet shumë mirë ai moment.  Ishim në Nice, Francë, në një shtëpi plazhi shumë të bukur pak përpara festivalit të filmit në Kanë. Ne ishim duke shijuar pejsazhin e bukur dhe aty me propozoi . Nuk munda te pranoja menjehere por pas bisedimeve të shumta duke kujtuar cdo moment  që nga hera e parë që u takuam.Ai pohoi se ishte dashuruar me mua që në momentin e parë qe ishim parë.

Ku ndryshon Rolando nga të gjithë djemtë e tjerë të moshës së tij në Kinë?
Gjithmon kam kërkuar një të dashur Evropian pasi djemtë në Kinë nuk janë aq romantik , meshkujt në Shqipëri me përshtaten. Unë jam teper e vëmendshme edhe për pamjen e meshkujve. Shpesh njerëzit me quajn presidente per shkak se unë kam qenë presidente në shumë shoqata te ndryshme .Ndonjëherë bëj shaka se jam presidentja e “Shoqatës së Paraqitjes së Jashtme”. Unë mendoj se zgjedhja e një njeriu së pari është pamja e tij dhe personaliteti.

A do ta beni djalin tuaj 3-vjeçar me një motër?
Nuk e shikoj veten si nënë e një vajze pasi nuk do deshiroja te kisha nje vajzë. Nëse do e kisha ajo do të punonte kaq shumë si unë dhe në këtë menyrë do të varet nga njerëzit e tjerë për gjithçka. Si nëna e saj nuk do doja ta shikoja duke vuajtur dhe kështu nuk do të ndihesha mirë dhe do të konfliktohesha. Përveç kësaj, nëse bija ime do të binte në dashuri me një djalë jo të përshtatshëm për të do të kishim shumë mosmarrveshje dhe do të lendonim ndienjat e njera tjetrës.

Çifti i endrrave ose i perrallave mund ti quani si të dëshironi , ne na pëlqen ti quajmë çifti për tu marë shembull . Ne këtë fundvit të gjithë mund te hedhim vëmendjen nga ky çift bamirës dhe te reflektojmë.
Duke shpresuar për një vit më te mirë dhe për sa më shumë njerëz si Rolando dhe Teresa . Mund ta mbyllim me shprehjen e Rolandos : “Bëni atë që doni dhe duajeni atë që bëni “.

Informohu online vetem ne ciao.al

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss