Dua Lipa kengetarja me fame boterore e cila u be e njohur me kengen New Rules është hedhur në gjyq për shkak se ka publikuar në Instagram një foto të saj të bërë nga paparacët.
Këngëtarja e postoi fotografinë më 7 shkurt të vitit 2019.
Në imazh ajo shfaqej duke pritur në radhë në aeroport me biletë dhe pasaportë në dorë. Ndërsa mban një kapelë të madhe.
Integral Images ngriti padi kundër këngëtares Dua Lipa
duke thënë se ajo përfitoi nga postimi i imazhit pasi Instagrami i saj është në thelb një mjet marketingu për karrierën e saj.
Dokumentet e gjykatës amerikane thonë se llogaria e saj në IG është “monetarizuar dhe ka përmbajtje të krijuar për të grumbulluar ndjekës.
Të cilët drejtohen, përmes linkeve dhe / ose reklamave.
Të konsumojnë dhe blejnë përmbajtjen e saj”. Dokumentet gjithashtu thonë se Dua Lipa e ndau foton me ndjekësit e saj “pa leje.
Ose autorizim” dhe “me vetëdije” e postoi atë pa miratim. Por jo te gjithe mendojne keshtu. Pasi Dua Lipa eshte shume e dashur nga nje publik i gjere dhe nderkombetar.

Integral Images po kërkon 150,000 dollarë dëmshpërblim. Për më tepër, kompania po kërkon që shpenzimet ligjore.
Të mbulohen dhe dëshiron një urdhër që do ta ndalonte Dua-n të kryente sërish shkelje te tilla.
Integral mori të drejtat e autorit për imazhet më 20 shkurt 2021, më shumë se dy vjet pasi Dua Lipa pubikoi imazhin.
Kjo nuk është hera e parë që një personazh i famshëm publikon një foto paparacësh pa leje dhe paditet. Nje gje kjo shume e zakonshme ne boten e vipave.
Diçka e tillë i ka ndodhur Gigi Hadid, Liam Hemsworth, Khloé Kardashian, Ariana Grande, Justin Bieber dhe Jennifer Lopez.
Gjithashtu Dua Lipa eshte nje person shume i ndjekur ne instagram pas publikimit te kenges se saj New Rules.