11.9 C
Albania
Thursday, April 6, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Wonderland apo Onederland?

Çfarë më shumë se një festë me temë “Winter Wonderland’ do të kishte kuptim në dimër? Helena festoi 1-vjetorin në fillim të janarit, kur 2020-a sapo kishte hyrë. Një festë e mbushur me dëborë, por edhe me shumë ngrohtësi në një Wonderland, që me rastin e 1-vjetorit të vogëlushes u quajt Onederland (one-një). Helena’s Onederland është nga ato festa që të bën të ëndërrosh, që të bën të të duket se je shkëputur nga realiteti dhe të bën të jetosh ëndrrat e fëmijërisë. Një festë aq e ëmbël, sa vetë Helena!

Një ambient i kuruar me shumë kujdes nga Class Events, mirëpriti shumë vogëlushë dhe të rritur që festuan së bashku me Helenën e vogël dhe prindërit e saj.

Sigurisht ngjyra që mbizotëroi në dekorin e festës ishte e bardha, me detaje të argjendta dhe ngjyrë rozë. Gjithçka të krijonte idenë e një qyteti të mbushur me borë, sepse i gjithë ambienti u shndërrua për t’u dukur i tillë. Ëmbëlsirat e mbushura me xixa ishin në forma shtëpish, pemësh, flokësh dëbore apo në formën e një plaku prej dëbore. Po ashtu, disa sfera kristali ia shtonin magjinë dekorit.

Për të realizuar këndin e fotove u përdor një strukturë e bardhë me 3 harqe dhe në qendër u shkrua me pasqyrë “Helena’s Onederland”. Photobooth-i u dekorua me një kompozim të rrallë, që përfshinte një miksim lulesh, tullumbacesh dhe fijesh argjendi. Kompozimet e luleve ishin në ngjyrë të bardhë dhe blush pink, tullumbacet po ashtu u përdorën në të njëjtat ngjyra. Tavolinat e ëmbëlsirave ishte transparente, gjë që theksonte më shumë të preferuarat e fëmijëve – ëmbëlsirat e bukura dhe njëkohësisht shumë të shijshme.

Tavolinës së fëmijëve iu kushtua rëndësi e veçantë. Për dekorin e saj u përdor pambuk që të krijonte idenë e borës dhe një miniled i ndërthurur që ia shtonte magjinë tavolinës së të vegjëlve. Në sotopjatat e fëmijëve u vendosën ëmbëlsira, ndërsa ato të të rriturve u personalizuan me nga një gjysmëhënë pasqyrë, ku shkruhej Helena. Tavolina e të rriturve u dekorua me lule natyrale të bardha, që u vendosën në qendër.

Gjithçka dukej magjike në Onederlandin e Helenës së vogël.

Fotot: Class Photography
Mund të kontaktoni me Class Events duke klikuar këtu ose në numrin e telefonit:
+355 69 60 82 858
Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss