7.7 C
Albania
Wednesday, April 5, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Arti shqiptar në zi/Dy aktorë humori u ndanë sot nga jeta

Kinematografia dhe skena shqiptare janë sot më të varfra, më të zymta! Sepse dy nga artistët që i kanë dhënë kaq shumë të qeshura e batuta publikut dhe audiencës mbarë, janë ndarë sot nga jeta.

Aktori i njohur i Estradës së Fierit Fuat Boçi dhe aktorit tjetër shkodran Anton Krosaj, shenjuan sot me ikjen e tyre një humbje të madhe për skenën dhe humorin shqiptar.

Aktori fierak i qindra roleve në film dhe teatër ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, ndërsa artisti Krosaj u nda para kohe nga jeta, pas një beteje me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Ai ishte 54 vjeç dhe miqtë e kolegët e tij e kanë ndarë me të gjithë dhimbjen për humbjen e artistit.

Kush ishte Fuat Boçi?
Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë dhe në vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier. Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role.

Krahas varietesë, ka luajtur shumë role edhe në pjesë për fëmijë, sikurse në teatrin e kukullave të qytetit. Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

Kush ishte aktori i njohur i humorit shkodran Anton Krosaj?

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjesë në shumë shfaqje dhe luajti shumë role në shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marrë pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa prej tyre janë ‘Para nga qielli’, ‘Piruet’, ‘Pesha e gruas sime’, ‘Pavioni zero’, ‘Personazhe ne kurth’, etj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss