7.3 C
Albania
Thursday, April 6, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Qyteti i 1001 dritareve historia e tij – Berati qytet Multikulturor

Historia e nje qyteti i cili quhet ndryshe Berati i 1001 dritareve i cili nis nga një legjendë dashurie.berati qyteti i 1001 dritareve

Vëllezërit Tomorr dhe Shpirag luftuan me njëri-tjetrin për dashurinë e një zane, por nga ai dyluftim patën të dy fund tragjik. Akoma edhe sot, Tomorri  ka gropa në gjoks. Ndersa Shpiragu vijat e thella. Gjithashtu Zana, e pikëlluar nga humbja e të dyve qan dhe lotët e saj krijuan lumin Osum. I cili gjarpëron përmes qytetit të Berati -t.

Edhe sot e kësaj dite Berati vjen me një histori të lashtë mbi supe. Berati Qyteti i 1001 dritareve, madhështor i jep nje pamje  madheshtore të gjithë vizitorëve. Por nuk ofron vetëm kaq. Pervec historise dhe arkitektures brenda qytetit, ka njerëz të urtë e dashamirës.

Të cilet presin e përcjellin në shekuj vizitorë që ua tregojnë legjendën dhe historinë e qytetit të tyre plot krenari.

BERATI SI QYTET MULTIKULTUROR

Nuk janë të vetmit elementë, por janë të mjaftueshëm për të menduar që Berati meriton vëmendje dhe vleresim nga të gjithë. Rreth pesë vjet më parë, kur ngjizi ideja e Festivalit MultiKulturor, ishin të shumta arsyet që çuan grupin organizator të mendonte për të zgjedhur këtë qytet për një festë të përmasave të tilla.berati

Berati, qyteti i 1001 dritareve, në të vërtetë ka një mbi një arsye për të të tërhequr pranë vatrës së tij. Ai të ofron turizëm kulturor, me një rëndësi madhore në zhvillimin ekonomik.

Të ofron objekte të kulturave të ndryshme që kanë ndikuar në historinë e qytetit, nga lashtësia, tek Mesjeta Bizantine.

Te komplekset otomane e deri te rrënojat e lëna pas nga koha e komunizmit. Berati ruan gjurmët e kulturave dhe religjoneve të ndryshme. Objektet e të cilave gjenden fare pranë njëri-tjetrit.Duke filluar nga islami, helvetizmi te kristianizmi apo te legjenda se aty është varrosur një profet hebre.

Të gjitha këto nuk janë pak, ndaj edhe emri MultiKulturor ishte totalisht i denjë për një qytet si ky. Kështu, ku më mirë se në Berat mund të organizohej Festivali MultiKulturor? Rrugëtimi do të nisë në datat 19, 20 dhe 21 korrik 2018, në edicionin e tij të 5-të. Në brendësi të këtij eventi do të ketë arte pamore, trashëgimi kulturore dhe muzikë nga tabani folkloristik shqiptar.

Folklori muzikor është një nga pasuritë kryesore të Shqipërisë, gjurmët e të cilit janë provuar prej shekujsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss