24.7 C
Albania
Thursday, September 30, 2021

Does cinnamon milk help you sleep better?

Many people have a favorite "medicine" for every night before bed: a warm decaffeinated tea or some melatonin supplement. But juices containing milk and...

POSTIMET E REJA

Cilat jane ushqimet qe ju ndihmojne te keni floke te shendetshem

Deshironi te dini si te keni floke te shendetshem? Ky artikull është i përsosur për ju nëse vuani nga rënia e rritjes së flokëve apo...

Uthulla e molles dhe benefitet e saj per shendetin

Uthulla e molles ka me shume perdorime sesa vec ne gatim. Jeni gati te mesoni disa nga benefitet e saj? Me siguri keni lexuar disa herë...

Nese ndiqni keto hapa renia e peshes do te behet me e lehte

Deshironi qe renia e peshes te behet e lehte per tu arritur? Të humbasësh peshë nuk është një gjë aq e thjeshtë dhe e mirë...

Ja disa arsye qe tregojne se jeni me intelekt me te lart se te tjeret

Deshironi te dini nese keni nje intelekt me te lart se sa te tjeret rreth jush? Një ide gjeniale e papritur ose një supozim...

Figurat e shquara shqiptare që ndërruan jetë përgjatë 2020-ës

Në një vit të vështirë si 2020-a, Shqipëria humbi disa nga figurat e shquara shqiptare të ndryshme artistike, ku në disa prej tyre u bë shkaktarë Covid-19.

Fehmi Oshafi

Më 15 janar, “Qendra Kombëtare e Kinematografisë” njoftoi përmes një postimi në Facebook lajmin se regjisori i njohur Fehmi Oshafi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Suksesi i parë i tij ishte spektakli “Estrada në Ekran”, që i hapi rrugën drejt botës së kinemasë. Pas emrit të regjisorit qëndrojnë filma, si: “Shoku ynë Tili”, “Kapedani”, “Zëvendësi i Grave” apo “Ëndërr për një karrige”.

Xhevdet Ferrixhevdet ferri nje nder figurat e shquara shqiptare

Xhevdet Ferri, një nga aktorët më të talentuar të kinematografisë shqiptare, ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare. Më 16 janar, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Në një postim të mëvonshëm, e bija e aktorit, Bora, u shpreh se ai kishte simptoma të ngjashme me Covid.
Mjeshtri i Madh i filmit ishte një nga ikonat e kinematografisë shqiptare në vitet ’80-’90 me dhjetra role protagoniste.

Si disa nga filmat më të njohur përmendim “Gjurmë në kaltërsi”. “Hije që mbetën pas”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Dhe vjen një ditë”, “Përrallë nga e kaluara” etj.

Ai nuk qëndroi larg kinemasë edhe në vitet 2000 me “Saimir” (2004), “Gjoleka, djali i Abazit” (2006), “Gjallë” (2009) apo në “Kërkim të kujt” (2009).

Nexhmije Pagarusha
Më 7 shkurt, Nexhmije Pagarusha, legjenda e muzikës shqiptare, Bilbili i Kosovës, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj të vitit 1933, në Pagarushë. Një fshat në afërsi të Malishevës, Kosovë. Karrierën muzikore që përshkon 40 vite ajo e nisi në vitin 1948 në Radio Prishtina.

Ajo interpretoi këngë si “Baresha,” “E dehun jam,” “Shota” etj. që konsiderohen kryevepra të muzikës shqiptare.

Interpretoi vepra të përkthyera në shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, në një koncert të parë të llojit të tij që për fat të keq nuk u regjistrua.

Shpresa Vreto gjithashtu nje nder figurat e shquara Shqiptare

Më 28 shtator, Shpresa Vreto, shkrimtarja për fëmijë dhe skenariste e disa filmave u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Skenarët e saj më të famshëm, janë përshtatur në disa prej filmave më të njohur shqiptarë.

Në 1987-ën, Vreto shkroi skenarin e filmit vizatimor “Mirela” e ndërsa në 1981-in bashkë me Xhanfize Kekon realizuan skenarin e filmit “Kur Xhirohej një Film”.shpresa veto
5 vite më vonë, erdhi si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”. Shpresa Vreto ka kontribuar gjithashtu me penën e saj në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në 1990-ën.

Përtej realizimit të skenareve të disa prej filmave më të famshëm të atyre viteve, Vreto është gjithashtu autore e disa librave për fëmijë. “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” si dhe revistat për të vegjël “Sirena e Vogël” apo “Bota ime”.

Avni Mula

Më 29 tetor, kompozitori i shquar shqiptar ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare. Avni Mula ishte këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, autor i këngëve të njohura si “Valsi i lumturisë”, “Vajza me kaçurrela”, “Shqipëri, o vendi im” etj.
Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.

Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës.

Koço Devole

Më 8 nëntor, aktori dhe regjisori Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Pas infektimit me Covid i cili i ndërlikoi gjendjen shëndetësore sepse vuante nga leuçemia.
Devole, i lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, ishte një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar në vitet ’80 dhe ’90.

Ndër rolet e tij më të njohura përmendim ato në telekomeditë “Të gjallë apo të vdekur”, “Çanta me nje milion”, “Oreksi i madh”.

“Mos shko o trim”, “Revolja e heroit”, “Pushime në Romë” etj. Në karrierën e tij, aktori u vlerësua edhe për karikaturat e njohura (revista Hosteni).

Milto Vako – Nje nder figurat e shquara Shqiptare

Më 10 nëntor, përmes një deklarate zyrtare, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor njoftoi ndarjen nga jeta në moshën 90-vjeçare të dirigjentit Milto Vako.
Si drejtues i korit të AKVP, sëbashku me trupat ai arriti suksese të cilat kanë mbetur në memorien e publikut. Si mjeshtër kori i TOB përgatiti me profesionalizëm korin e TOB në vepra si “Mrika”, (1966), “Heroina”, (1967), “Skënderbeu”, (1968), etj.

Lumturi Blloshmi

Më 27 nëntor, Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur shqiptare ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

E lindur në Tiranë në 1944-ën, ajo u diplomua për pikturë në vitin 1968, për të hapur në 1988 ekspozitën e parë personale në Berat. Po në atë vit, mori pjesë në Bienalen e Ankarasë.

Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi mori pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik. Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hagë, New York etj.

Latest Posts

Cilat jane ushqimet qe ju ndihmojne te keni floke te shendetshem

Deshironi te dini si te keni floke te shendetshem? Ky artikull është i përsosur për ju nëse vuani nga rënia e rritjes së flokëve apo...

Uthulla e molles dhe benefitet e saj per shendetin

Uthulla e molles ka me shume perdorime sesa vec ne gatim. Jeni gati te mesoni disa nga benefitet e saj? Me siguri keni lexuar disa herë...

Nese ndiqni keto hapa renia e peshes do te behet me e lehte

Deshironi qe renia e peshes te behet e lehte per tu arritur? Të humbasësh peshë nuk është një gjë aq e thjeshtë dhe e mirë...

Ja disa arsye qe tregojne se jeni me intelekt me te lart se te tjeret

Deshironi te dini nese keni nje intelekt me te lart se sa te tjeret rreth jush? Një ide gjeniale e papritur ose një supozim...

Don't Miss

Quiz: Çfarë dhurate do të marrësh për Shën Valentin?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Quiz: Sa e ngjashme je me nënën tënde?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Quiz: Sa e rëndësishme je për miqtë e tu?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Quiz: Ditën e Shën Valentinit, do ta kaloni mirë apo keq?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Quiz: Sa të predispozuar jeni për të vuajtur nga ankthi?

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter