8.6 C
Albania
Tuesday, April 4, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Ky renditet si vendi më i lumtur në botë

Finlanda magjike ciao al

Vendi me i lumtur  ne bote per te katertin vit radhazi eshte shpallur Finlanda Vendi me i lumtur ne bote emerohet në një raport vjetor të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara. Ky raport konfirmon se pandemia koronavirus nuk i ka shkurajuar finlandezët, diçka e pritshme kjo të paktën për hartuesit e dokumentit.

Raporti Botëror i Lumturisë renditi Danimarkën në vendin e dytë, pastaj Zvicrën, Islandën dhe Hollandën. Zelanda e Re ishte përsëri i vetmi vend jo-evropian në top 10. Mbretëria e Bashkuar ra nga vendi i 13-të në 18-të.

Renditja e vendeve me të lumtura në botë behet ne baze te shume komponenteve qe jane te ndryshueshem nga viti ne vit. Vlerësimi përfshinte mbështetjen sociale, lirinë personale, produktin e brendshëm bruto (PBB), edhe nivelet e korrupsionit. Edhe pse ne dukje ndonjeher e pavlere, shpallja si “vendi me i lumtur ne bote” ka peshen dhe rendesine e vet.

17 arsye pse Finlanda është vendi me i lumtur  ne bote

Është shteti më i sigurt
Sipas raportit të fundit të publikuar gjatë këtij viti, Finlanda është shteti me nivelin më të lartë të sigurisë.

2. Shteti më ekologjik
Finlanda është një prej shteteve më ekologjike. Sipas Indeksit të Performancës Mjedisore, ajo renditet ndër vendet më ekologjike, me një indeks prej  90.68%, duke konkurruar fuqishëm me Islandën me 90.51% dhe me fqinjën e saj, Suedinë, me 90.43%. Një prej arritjeve më të mëdha të Finlandës është edhe prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme. 

3. Ka me shume peme se cdo vend tjeter ne Europe
Finlanda ka më shumë pyje për metër katror se cdo vend në Europë.Gjithashtu renditet nder vendet e para dhe ne nivel boteror, mban vendin e 11-te.

4. Helsinki, kryeqyteti i gjelbër
Helsinki sapo ka hyrë në një projekt tejet ambicioz, për të ndalur përdorimin e automjeteve të vjetruara, i cili pritet t’i japë frytet e tij deri në vitin 2025.
Duke shfrytëzuar fuqinë e teknologjive të reja, autoritetet duan të krijojnë një sistem publik transporti, sipas kërkesës aktuale, i cili do të jetë aq i mirë sa askush nuk do të ketë nevojë për të përdorur makinat. Deri më sot, ky qytet ka ndërtuar rreth 4,677.6 km korsi për biçikletat, lëvizje e cila është mirëpritur nga banorët vendas.

5. Finlanda ka rreth 179,584 liqene
Jo më kot ky shtet njihet ndryshe si qyteti i qindra mijërave liqeneve. Aty ndodhen rreth 179,584 liqene, duke e renditur atë të dytin në listë pas Suedisë me numrin më të madh të liqeneve në botë.

6. Saimaa, një prej liqeneve më të mëdhenj
Edhe pse nuk është liqeni me i madh në botë, ai është një prej më të mëdhenjve, me një sipërfaqe rreth 3313.3 kilometra katrorë. Ai ka një botë të pasur nënujore, rreth 320 lloje të ndryshme peshqish.

7. Një prej shteteve më tolerante
Sipas indeksit “Legatum Prosperity”, i cili rendit shtetet sipas lirisë së individëve, bazuar në lirinë e tyre të fjalës, fesë dhe tolerancës sociale, Finlanda mban vendin e nëntë në botë. Në këtë indeks Anglia renditet e 15-a.

8. Ka barazi perfekte gjinore 
Në vijim të pikës së mësipërme, vjen edhe barazia gjinore e cila mund të themi se është në nivele të admirueshme. Sipas raportit të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror për Hendekun e Barazisë Gjinore, Finlanda mban vendin e tretë në botë, pas Norvegjisë, e cila është në vend të dytë dhe Islandës që renditet e para.

9. Aty jeton Babagjyshi

Finlanda është vendi i Babagjyshit të Krishtlindjeve, i cili jeton në Lapland.

10. Finlandezet e vlerësojnë kafenë e mirë
Sipas një sondazhi të kryer së fundi, finlandezët janë konsumatorët më të mëdhenj të kafesë në botë. 12 kilogramë kafe për person në vit, rreth 2.1 kg më shumë për person sesa Norvegjia, e cila mban vendin e dytë për konsumimin më të lartë të kafesë në botë.

11. Shteti me numrin më të madh të saunave
Finlanda ka 5.4 milionë banorë dhe 3 milionë sauna.

12. Shërbimi Wi-fi më cilësor
E keni menduar ndonjëherë se cilat janë vendet me internetin me shpejtësi më të lartë në botë? Finlanda bën pjesë në 10 vendet që kanë internetin më të shpejtë.

13. Spektakli i “Dritave të Veriut”
Finlanda është një prej vendeve ideale për të shkuar dhe për të parë spektaklin e Krishtlindjes dhe të  “Dritave të Veriut”.

14. Një prej katedraleve më të bukura në botë ndodhet në Helsinki
“Tuomiokirkko”, është emri i një prej katedraleve më të bukura dhe më të dashura në botë, e cila ndodhet në kryeqytetin finlandez, Helsinki. Ajo eshte  nje nga me te vizituarat e këtij qyteti.

15. …çuditërisht disa prej plazheve më të bukura
Edhe pse mund t’ju tingëllojë disi e çuditshme, në Helsinki ndodhen disa prej plazheve më të bukura në botë. “Gjiri i Diellit” është një prej më të famshmëve, që ndodhet në Aurinkolahti.

16. Ju mund të udhëtoni në kohë
Kufiri midis Finlandës dhe Suedisë ju mundëson gjithashtu të udhëtoni në kohë. Finlanda është dy orë përpara sipas meridianit të Greenwich-it, ndërsa Suedia vetëm një orë. Një gjë e tillë do të thotë që ju kur udhëtoni nga kufiri lindor në atë perëndimor, ju fitoni 60 minuta jetë më shumë! Nëse ju e kaloni këtë kufi gjatë ndërrimit të viteve do t’ju jepet mundësi që brenda një ore të festoni sërish ardhjen e Vitit të Ri.

 

17. Finlandezët janë ndër njerëzit më të lumtur në botë
Sipas Raportit të Lumturisë Botërore, Finlanda renditet shteti i pestë në botë me banorët më të lumtur.

Pse duhet te vizitoni Finlanden

Finlanda është shtet me temperatura të ftohta, por gjithashtu është mikpritës në çdo kuptim të kësaj fjale.

Çdo vend i Finlandës ka peizazhe të bukura, qytete të bukura e të pastra, dhe dashamirësi të madhe!

Çdo njeri do të zbulojë diçka të veçantë në Finlandë. Atyre që u pëlqen komforti do ta shijojnë saunën finlandeze, ndërsa ata që pëlqejnë gjëra më me adrenalinë, mund të skijojnë në vende të ndryshme.

Ju mund të shpenzoni orë të tëra duke i eksploruar rrugët e vogla e të lezetshme të Helsinkit apo ta vizitoni Porvoon e mahnitshëm.

Ndërsa ata të cilët besojnë në magji, padyshim se duhet ta vizitojnë fshatin e Babadimrit (Joulupukki).

Finlanda është vend i cili patjetër duhet të vizitohet, sepse me një pamje piktoreske është vend i përsosur për gjithsecilin që ende beson në përralla! Posa ta vizitoni një herë, është e garantuar se do të dëshironi që prapë të riktheheni atje.

Pra te gjithe keta komponente e bejne Finlanden nje nga vendet më të lumtura në bote.

vendi me i lumtur ne bote ciao al

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss