10.9 C
Albania
Saturday, April 8, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Zbuloni artin se si te edukoni femijet heret

Si te edukoni femijet ne menyren me te mire ndoshta nje nga mesimet me te mira ne jete. Fillesat e cdo jete njerëzore jane nje kohe me potencial te pakufizuar. Cdo sekonde nje femije krijon me shume sesa nje milion lidhje te reja nervore. Krijoni keshtu lidhje me mendjen kureshtare, trupin, miqte dhe mjedisin rrethues.

Ashtu si edhe thënia e Jean Paul Sartre, “Çdo njeri, krejt natyrshëm, e ka një vend të vetin. As kryelartësia, as vlera nuk e përcaktojnë në cfare lartësie ndodhet. Këtë e vendos fëmijëria.”

Rendesia qe ka femijëria e hershme, me kalimin e viteve bëhet më e qartë, sepse ajo konsiderohet si momenti që hedh bazat për shëndetin, lumturinë, suksesin dhe sjelljen shoqërore në të ardhmen e çdo individi. Mosha nga zero deri në pesë vjeç, për çdo fëmijë, mund të shënoje një kohë me mundësi të mëdha. Ose me shans të humbur për një të ardhme më të mirë.

si ti edukojme femijet qe te vegjel online ciao al

Gjatë periudhës kur prindërit duhet të marrin një vendim për edukimin e fëmijës së tyre, ndodh që edhe të gabojnë në zgjedhje. Nëse zgjedhja nuk është e duhura, atëherë mundesite jane qe fëmijë, vite më vonë, ta tregojnë koston. Kjo gje mund të ketë lënë pasoja të pakthyeshme pas.

Për ta kuptuar sa e rëndësishme është si te edukoni femijet qe ne hershmeri te çdo fëmijë dhe për të pasur një përgjigje të argumentuar. Një bisedë me një eksperte edukimi do të ndihmonte shumë. Vecanerisht per prinderit e rinj.

Zysh Etleva ka mbi 30 vjet përvojë në mësimdhënie në sistemin e Arsimit të Mesëm të Ulët në sistemin tonë të edukimit. Po ashtu, ajo ka eksperiencë në mësimdhënie në nivel universitar në Shkenca Edukimi. Përvoja e gjatë në sistemin arsimor, e bën mesuese Etlevën një zë të rëndësishëm kur behet fjale për edukimin e fëmijëve.

“Jo të gjithë fëmijët e suksesshëm kanë lindur nxënës të mirë. Sigurisht, personaliteti luan rol te madh në prirjet e fëmijës, ritmet e nxënies, ndër aktivizimin. Por është e rëndësishme që çdo fëmijë të marrë motivimin e duhur”,- thekson zysh Etleva.

Duke u nisur nga ky fakt, pyetja e prindërve “A duhet të investoj në edukimin e hershëm të fëmijës?” merr përgjigje bindëse. Sepse zgjedhja e një vendi të specializuar dhe të certifikuar se si te edukoni femijet është një hap i sigurt më pranë së ardhmes.

Si mund të gjendet vendi i duhur per edukimin e një fëmije?

Siç dihet, fëmijët lindin me aftësinë për të thithur dhe mësuar gjatë fëmijërisë së tyre të hershme. Vendosja pranë një mjedisi të pasur e të strukturuar, i bën ata të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. dhe me gjithçka kanë përreth qe është shumë e rëndësishme në këtë fazë të jetës.

Ky fakt i bën ata të habiten, të bëhen kureshtarë, të kërkojnë, të gjejnë zgjidhje. Te provojnë përsëri e në fund të nxjerrin vetë mësime nga situatat e krijuara.

si ndikon edukimi i hershem tk femijet online ciao al


Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se fëmijët me qasje ndaj edukimit cilësor qe ne hershmeri, i ben më të përgatitur për të ardhmen e tyre.

Ata kanë një fjalor më të pasur, komunikim më të mirë, aftësi sociale, marrëdhënie më pozitive me shokët e klasës. Gjithashtu kanë një gatishmëri më të lartë për t’u arsimuar.

“Kur në procesin e të mësuarit e përfshijmë përmes lojërave didaktike dhe aktiviteteve të larmishme si vizatim, lexim, shëtitje në natyrë. Ne kemi realizuar njëkohësisht zhvillimin njohës, krahas atij emocional, social, fizik, estetik, e kështu me radhë.

Fëmija mëson në mënyrë të natyrshme, motivohet dhe behet kurioz po aq natyrshëm, pa u sforcuar në këtë proces”,- thotë zysh Etleva.

Cfare e bën një fëmijë të shkojë me dëshirë ne kopesht?

principet e hershme te femijerise online ciao al


Qëllimi i si te edukoni femijet në fëmijërinë e hershme është aktivizimi i kuriozitetit të natyrshëm të fëmijës. Nëse procesin e të mësuarit e përfshijmë përmes lojërave dhe aktiviteteve të larmishme si vizatim, muzikë, lexim, shëtitje në natyrë. Ne kemi realizuar njëkohësisht zhvillimin njohës, krahas atij emocional, social, fizik, estetik, e kështu me radhë.

Fëmija mëson në mënyrë të natyrshme, motivohet dhe kuriozohet po aq natyrshëm, pa u sforcuar në këtë proces. Ky është edhe arti i edukimit. Nëse arrijmë këtë, e kemi ftuar fëmijën të vijë me dëshirë në një mjedis ku ndjek rrugëtimin zhvillues.

Cili është parimi kryesor që duhet te dini si te edukoni femijet?


Është sa e bukur, po aq edhe e vështirë të nxjerresh potencialet që fëmija ka brenda vetes. Së pari, duhet të njohim tipin e fëmijës, çfarë interesash shfaq ai në procesin e të mësuarit.

Secili nga ne ka interesa të vecanta në një fushë të caktuar. Por jo gjithnjë ato njihen apo zbulohen nga edukatorët. Është misioni i edukimit të zbulojë çfarë prirjesh ka fëmija.

Kur flas për edukatorët, e kam fjalën edhe për prindërit, që janë institucioni bazik në edukimin e fëmijës. Nëse nisemi nga respektimi i vecantise tek fëmijët, sigurisht që edhe procesi si te edukoni femijet bëhet më harmonik dhe i natyrshëm.

Filozofia eshte kuptimi i të mësuarit përmes përfshirjes aktive në veprimtari të udhëhequra, lojëra, dhe në ndërtimin e njohurive në mënyra të ndryshme.

Mësimdhënia, mësimnxënia dhe zhvillimi i fëmijes nuk është një proces mekanik, por një proces organik dhe i pandalshëm.Ne s’mundemi të parashikojmë rezultatin e zhvillimit, por mund të krijojmë kushtet në të cilat ata do të fillojnë të shfaqin veten.

edukimi i hershem tek femijet shiko online ne ciao al

Përvojat dhe njohuritë që fëmijët sjellin në mjediset mësimore, të kombinuara me kuriozitetin e tyre natyror janë themeli i të mësuarit se çfarë eshte e rendesishme. Përfshirja në aktivitete të ndryshme i aktivizon në ndërtimin e dijes.

Marrja pjese e veprimtarive dhe puna në grup janë të lidhura ngushtë dhe janë thelbësore për rritjen. Keshtu fëmijët zhvillojnë aftësinë dhe besimin për të bashkëpunuar me të tjerët. Aplikimi i arteve të bukura me mësues specialistë të fushës, ofron kënaqësi dhe një mënyrë që fëmijët të interpretojnë botën e tyre reale dhe imagjinare. Shprehin krijimtarinë, ndjenjat dhe kuptimet e tyre.

Në parcelat e fermës të vogël, fëmijët kujdesen për bimët, ashtu si edhe për kafshët. Zhvillimi fizik dhe mirëqenia e çdo fëmije arrihet mes aktiviteteve të larmishme. Ne quajmë të rëndësishëm ndërveprimin në natyrë dhe me natyrën.

Kjo u lejon fëmijëve jo vetëm zhvillimin e shëndetshëm, por mbi të gjitha, fillimet e krijimit të një stili jete të bukur. Lojërat në mjedis të hapur rritin kënaqësinë e fëmijëve dhe njëkohësisht i forcojnë dhe zhvillojnë shumanshmëri.

Mjedisi ofron kohë, hapësirë dhe mundësi për aktivitete fizike, përvetësim të njohurive sipas niveleve, atë që i duhet dhe ushqim të shëndetshëm.
Na pëlqen ta mendojmë edukimin në partneritet të pandashëm midis prindërve dhe edukatorëve.

A është e vështirë të mposhtim kënaqësine teknologjike tek fëmija, me anë të aktiviteteve të ndryshme?


Shpesh, shohim fëmijë të moshës së vogël që mbajnë në duar telefonat e prindërve. Nuk mund të rrish pasive tek sheh një fenomen në përhapje dhe kaq të dëmshëm për fëmijën. Prindërit sot kanë kulturën e duhur ta kuptojnë, por nuk kanë durimin ta bëjnë.

Gjithçka varet nga mënyra se si ne organizojme kohën e fëmijës. Nëse aktivitetet janë të larmishme, e të organizuara mirë, do përmbushin të gjithë dëshirat e kënaqësitë e fëmijës. Keshtu që ai nuk do të gjejë kohë për teknologjinë.

Në rastin me te mirë, do ta vëmë atë në shërbim të edukimit te mireorganizuar e të planifikuar me kujdes. Nëse fëmijëve ua mbushim kohën e tyre te lire me aktivitete. Ne mënyrë të natyrshme, kemi shmangur keqpërdorimin e teknologjisë.

Cili është çelësi i komunikimit tuaj me fëmijët?

Fëmijët njesoj si të rriturit, duan të jenë të respektuar. Dashuria duhet të jetë në raport të drejtë me respektin. Dashuri e shprehur përmes fjalëve të zgjedhura me kujdes, një komunikim etik përshtatur moshës së tyre, por mbi të gjitha respekt. Respekt ndaj personalitetit të tyre.Për të fituar respektin e fëmijëve, jemi ne ata që duhet t’i respektojmë më parë.

Sa i rëndësishëm është motivimi dhe vetëvlerësimi tek fëmijët?


Personaliteti luan rol në gatishmërinë, prirjen e fëmijës, ritmet e nxënies dhe aktivizimit. Por është e rëndësishme që çdo fëmijë të marrë motivimin e duhur.Një nga gabimet në edukim është ideja e kufizimit të të mësuarit në klasë.

Klasa është burimi kryesor i mësimit, por zhvillimi i tyre duhet të mos mbetet aty. Duhet që të shtrihet jashtë mureve të klasës. Kjo e motivon së tepërmi fëmijën. Nëse fëmija ndihet i motivuar dhe i vlerësuar në rrugëtimin e tij, vetëvlerësimi vjen gjithnjë në rritje.

Cilat janë vecorite që duhet të ketë një edukatore e kësaj grupmoshe?

Ajnshtajni, diku thotë: “Nëse kur kam qenë i vogël më ke mësuar se elefantët flenë në pemë, tërë jetën do ndihem budalla.” Pra ekziston një opinion i gabuar në përgatitjen e edukantëve të arsimit parashkollor.

“Meqë fëmijët janë të vegjël, mësuesit nuk duhet të dinë shumë.” Jo, përkundrazi. Edukuesi duhet të dijë aq shumë sa të mbushë e pasurojë botën e fëmijëve dhe të jetë aq i aftë sa të thjeshtojë njohuritë përshatur me moshën e tyre. Mbi të gjitha, të respektojë personalitetin dhe uniken e çdo fëmije.

Çfarë duhet të ketë parasysh një prind për të zgjedhur vendin e duhur për edukimin e fëmijës?

Zgjedhja e një institucioni edukimi është çështje tepër delikate për çdo prind. Pedagogjia bashkëkohore pohon se vitet e para janë tepër të rëndësishme në formimin e personalitetit të fëmijës.

Një prind duhet të jetë i vëmendshëm në filozofinë e institucionit, stafin që i jep jetë programit të detyruar. Te vlerësojë ekspozimin e fëmijës në ajër të pastër, rrezet e diellit, praninë e natyrës dhe shumëllojshmërinë e aktiviteteve në procesin mësimdhënie-mësimnxënie. Kush mendon se fëmija shkon në kopsht për të kaluar kohën, gabon.

Si e pëshkruajnë fëmijët tuaj një ditë me aktivitete?


Kur pyetëm fëmijët, na thanë gjithë entuziazëm “Sepse luajmë,mezi presim të takojmë shokët që i duam shumë”…Mund të kuptohet edhe nga përgjigjet e tyre, që hapësirat e interesave janë shumëngjyrëshe. Fëmijët kanë nevojë për gjithçka ushqen trupin, mendjen, ndjenjat dhe emocionet e tyre.

A ndikon ne zhvillimin e femijes edukimi i hershem?

Po ndikon ne zhvillimin dhe aftesite e tij perceptuese dhe intelektuale.

Ka nje moshe te percaktuar se kur duhet te filloje edukimi i femijes?

Sa me i hershem aq me mire eshte per femijen nxitja per te lexuar, mesuar , argetuar dhe edukimi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss