14.6 C
Albania
Friday, April 7, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Dita Ndërkombëtare e Tokës, mesazhi i ketij viti

mbroni mjedinin ciao al

Dita Nderkombetare e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill. Dita Nderkombetare e Tokes festohet për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë për herë të parë është propozuar nga Gaylord Nelson në vitin 1969, per tu manifestuar më pas ne 22 Prill 1970 ne shtetet e bashkuara.

Qëllimi i kësaj dite simbolike është per ndërgjegjësimin e të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja fundamentale e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja.

Dita Nderkombetare e Tokes , më shumë i ngjan një lëvizjeje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës.
Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës.

Mesazhi qe planeti na dergoi kete vit

Hera e parë qe toka mori frymë, kishte nevojë për frymë. Këtë e kuptuam vetëm kur e gjithë bota u izolua. U desh ky vit i trishtë në të gjithë botën që të kuptonim sa shumë është i rëndësishëm planeti për ne dhe sa shumë duhet të kujdesemi që ai të jetë i shëndetshëm.

Sot, më 22 prill, i gjithë globi duhet të reflektojë, eshte dita nderkombetare e tokes.
Dita Nderkombetare e Tokes ka pasur shumë ndryshime që nga demostrimi në vitin 1970, por edhe nga ajo e një viti më parë. Shkencëtarët kanë thënë se tani Toka ka 46% më pak pemë sesa ekzistonin para se njerëzit t i prisnin masivisht.

Ata kanë zbuluar që shpyllëzimi është rritur me ritme të shfrenuara vitet e fundit, që ka ndikuar në humbjen e 15.3 miliardë pemëve çdo vit, ndërsa rreth 5 miliardë rriten përsëri. Ka pasur disa mbrojtje pyjesh të suksesshme së fundmi, që është lajm i mirë. Megjithatë, ka ende shumë punë për t’u bërë.

Tema e Ditës Nderkombetare te Tokës ndryshon cdo vit

Tema e Ditës Nderkombetare te Tokës ndryshon cdo vit. Në vitin 1990, në qendër të vëmendjes ishte mobilizimi global i çështjeve mjedisore me një fokus të fortë riciklimin.

Në vitin 2000 tema per “Ditëa Nderkombetare e Tokës” ishte fokusi mbi ngrohjen globale dhe energjinë e pastër.

2010 shënoi projektin më të madh në botë e Ditës së Tokës të shërbimit mjedisor — një miliard akte të gjelbra — si dhe një tubim për ndryshimin e klimës me 250 mijë personash në Uashington.

Tema ne Ditën e Tokës 2021 është “Ta rikthejmë Tokën tonë” – një mesazh që synon të na kujtojë se nëse e mbrojmë planetin, të gjithë mundemi të kemi një Tokë të shëndetshme në emër të jetës dhe të shëndetit tonë.

Keto jane tema të cilat ndryshojne sipas nevojave aktuale qe mund të kete mjedisi. 22 prill dita nderkombetare e tokes, dita kur duhet te kujtojme ate qe ky planet na ofron cdo dite.

Informohu online ne Ciao.al

ndergjegjesohu per mjedisin ciao al

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss