7.7 C
Albania
Thursday, April 6, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Personazhi i Vitit 2020, cilet jane heronjtë e vijes se pare

Në personazhi i vitit kete 31 dhjetor të këtij viti, në listën e personazheve që mbushin kopertinat e bukura dhe festive, mund të kishim renditur një numër të pafundem  këngëtare, aktore, modele, moderatore, influencuese, Miss-e apo edhe çifte që këtë vit, me gjithë vështirësitë e pandemisë, kanë pasur një kthesë shumë të rëndësishme në raportin e tyre.

Por nuk zgjodhëm të veprojmë në këtë mënyrë… Jo për ta prishur traditën  për të shtatin vit radhazi, por më shumë për t’u dhënë vëmendje atyre që nuk e kërkojnë kurrë, vetëm sakrifikojnë nga jeta e tyre për t’u dhënë vëmendje të sëmurëve dhe këtë vit, më shumë se kujtdo, të prekurve me Covid.

Lista  këtë vit bie poshtë, sepse mbi çdo listë e mbi çdo çmim virtual, janë MJEKËT ata që meritojnë cmimin personazhi i vitit janë në vijën e parë të frontit dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë pa pritur gjë në këmbim. Por kanë mirenjohjen tonë të përjetshme.

doktoret personazhi i vitit 2020 online ciao al
Portrait an unknown male doctor holding a stethoscope behind

Janë me dhjetëra e me qindra emra, të cilët i kemi dëgjuar fare pak ose edhe aspak para këtij viti, kur, ra ky fat e u pamë. Por u bënë aq familjarë, saqë dita nuk mund të mbyllej pa një këshillë të tyre nga ana tjetër e televizionit, aq virtualë saqë u kthyen edhe në meme e në “kërcënime” të tipit “aman, vetëm ti mos dil më në televizor”.

Si ka ndikuar pandemia?

Efekti i pandemisë, i një sëmundjeje të rrezikshme që gjunjëzoi të gjithë globin, nuk ishte shkatërrues vetëm për Shqipërinë, por të gjithë e dimë që vështirësitë e një vendi ende në zhvillim si yni, do të dukeshin më shumë këtu.

Ndonëse izolimi pushtoi të gjithë globin, bllokoi zhvillimin e ndali jetën për të gjithë botën, në Shqipëri dëmi ishte më i madh; ekonomik, social, psikologjik. Por nëse nuk do të ishte zëri i tyre, nga çdo cep i spitalit, i studiove televizive apo rrjeteve virtuale, të gjithë e dimë që pasojat do të ishin edhe më të rënda.

Ashtu siç nuk do të ishte e njëjtë edhe qetësia jonë, kur pas gjithë ditës me sy e veshë hapur për të dëgjuar a lexuar diçka më shumë, një zë si Pipero në mbrëmje, një qetësi si ajo e Sulçebes apo “urdhrat e prerë” të Najado Çomos na jepnin shpresë se e nesërmja, sidoqoftë, do të ishte më e mirë.

Ja pse kjo listë është shumë më e rëndësishme se çdo çmim tjetër e më me peshë se çdo kopertinë me ngjyra e drita në ditën e fundit të 2020-ës.


Cilet jane personazhet e vitit 2020?

Në këtë listë, natyrisht, s’mund t’i përfshinim të gjithë emrat. Janë të panumërt ata që ishin e vazhdojnë të jenë në vijën e parë qe meritojne personazhi i vitit. Ashtu siç janë mësuar të punojnë, të heshtur, të përkushtuar e vetëmohues për t’i shërbyer kujtdo që ka nevojë.

Megjithatë, janë disa mjekë (apo përfaqësues të shëndetësisë) që të gjithë ne i kemi dëgjuar më shumë se të tjerët. Ata që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me të sëmurët me Covid dhe në kontakt të vazhdueshëm gjithashtu edhe me mediat, gjithmonë të hapur për të dhënë këshilla, për t’u shërbyer njerëzve që kanë nevojë e për të dhënë ndihmën e tyre me ç’të munden.

zbuloni cili eshte personazhi i vitit 2020 online ne ciao al

Ogerta Manastirliu
Është dekretuar ministre e Shëndetësisë për herë të parë më 19 mars 2017 dhe për herë të dytë, pak pas zgjedhjeve parlamantare, më 10 shtator 2017, kohë prej së cilës mban pozicionin ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Manastirliu mban titullin Doktor i Shkencave, në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Ky vit ka qenë një sfidë e vërtetë për shëndetësinë, ashtu si edhe për karrierën politike të vetë ministres, e cila, natyrisht, e konsideron sukses menaxhimin e kësaj pandemie, së bashku me ekipin mjekësor, për të cilin ajo gjithmonë ka shprehur krenarinë.

Ndonëse dikasteri që ajo drejton ka qenë edhe në fokus të sulmeve politike e sociale, Manastirliu dhe grupi me të cilin ajo ka përcjellë të gjithë këtë vit të vështirë, përtej ngjyrave e këndvështrimeve politike, meritojn medaljen personazhi i vitit.

Në jetën personale, Manastirliu ka kaluar edhe një dhimbje të madhe siç ishte humbja e të atit, por megjithatë, shumë shpejt u gjend në terren – atje ku ka kolegët e saj dhe ku ka ende nevojë për ndihmë e shpresë për jetën.

Mira Rakacolli
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëkohësisht edhe kryetare e Ekipit të Ekspertëve, nuk ka qenë më e qetë se të gjithë kolegët e saj mjekë. Por është një mjeke neurologe me qetësinë dhe modelin e njeriut të urtë e të mençur që, kur e thotë fjalën e vet, ta mbyll gojën një herë e mirë. Sepse Rakacolli nuk ka rrugë të mesme, as kompromis përballë profesionalizmit të saj.

Pëllumb Pipero
Jo vetëm mjeku i cili na ka qetësuar shpirtin gjatë çdo dite të pandemisë, por ndër të vetmit që na mbante me shpresë çdo mbrëmje, në çdo ekran ku ishte përherë i gatshëm të dilte, se situata do të përmirësohej, në një kohë kur askush nuk e dinte çfarë dredhish bënte virusi ditë pas dite.

Njeriu që nuk e humbi kurrë qetësinë dhe optimizmin – aq sa ia dha me shumicë çdokujt, të njohur e më shumë të panjohur nga ekrani, që e kthyen Piperon në memen e ditës.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, pa dyshim, do ishte në toplistën e personazhi i vitit , por ju e dini që ai nuk ka nevojë për trofe, sepse ka qenë më i lumtur duke bërë të pamundurën për të sëmurët në spital dhe pas punës, edhe për të gjithë publikun e gjerë.

Batutat, memet, madje edhe korniza e studios së tij u bë e famshme (ia kërkuan t’ia blinin edhe me një çmim të majmë), por agjë nga këto nuk e kënaq më shumë Piperon sesa një i shëruar që lë spitalin dhe që i kthehet jetës pas luftës me Covid.
Doktor, fjalët janë të tepërta. Të jemi mirënjohës!

Genc Sulçebe
Mjeku imunolog me modelin imponues të profesionistit, me tonin e qetë e bindës, gjithashtu bëri për vete mijëra shqiptarë që, më së shumti, e kanë ndjekur gjatë këtyre muajve të vështirë të pandemisë. Sa herë kishe pikëpyetje dhe dëgjoje Sulçeben, qetësia të vinte vetiu dhe gjumi ishte i sigurt.

Edhe për mjekun Sulçebe, si për të gjithë mjekët, 2020-a ka qenë një vit sfidues. Siç është shprehur ai në një intervistë të fundit, gjithçka ishte jashtë parashikimeve, të papriturat vinin çdo ditë, por përtej rrezikut që rritej çdo ditë dhe informacionit, herë-herë kontradiktor, eksperiencat nuk ishin të njëjta për askënd.

Vetë Sulçebe e kaloi virusin në fund të qershorit, gati si një grip të zakonshëm, por nuk e ndërpreu komunikimin me publikun dhe as me të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmën e tij. Këmbëngulja e mjekut imunolog si personazhi i vitit për kujdes të shtuar vijon të jetë e pranishme edhe në këto orë të fundit të këtij viti.

Najada Çomo
Më shumë profilin e mjekes së njohur e kemi fokusuar nga spitali, me maskë në fytyrë, me rrathë të zinj në sy e me mesazhe të qarta për atë që po ndodhte. Kanë qenë të shumta rastet kur mjekja Çomo ka reaguar nga vendi i betejës, për skeptikët, por edhe neglizhentët – duke sjellë raste konkrete e fotografi reale nga lufta e të prekurve nëpër pavijone për t’ua treguar të gjithëve atë që ishte e pranishme dhe serioze – betejën me Covid-19.

Nga spitali, nga studio televizive apo nga çdo vend që kishte nevojë për ndihmë, Çomo ishte e gatshme, pa kompromis. Nëse kishte një këshillë që Çomo, si edhe shumë mjekë të tjerë përsëriste shpesh, ajo ishte: Besojuni profesionistëve!

Silva Bino
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka qenë gjithashtu e denje për personazhin e vitit . Nga instituti që ajo përfaqëson, bashkë me shumë kolegë të saj, vijnë çdo ditë të dhënat nga një grup pune që punon 24 në 24.

Doktoreshë Silva, po ashtu, e ka kaluar Covid-in disa muaj më parë dhe në gjendje jo të lehtë, por edhe prej andej, vazhdonte të informonte publikun për të vërtetën dhe rrezikun real që na kanosej të gjithëve. Silva Bino, së bashku me grupin e punës, kolegët dhe bashkëpunëtorët, vazhdojnë të na japin këshilla për mënyrën se si duhet të sillemi me koronavirusin, si ta jetojmë jetën bashkë me të e si ta pranojmë këtë lloj “bashkëjetese” duke qenë më të kujdesshëm.

Tritan Kalo
Tritan Kalo, specialist i sëmundjeve infektive dhe tropikale, me një përvojë rreth 40-vjeçare. Edhe pse e kishte përfunduar misionin e tij si mjek, Kalo vendosi të rikthehet në krye të detyrës, duke dalë në vijën e parë, për të shpëtuar jetën e të tjerëve, madje duke rrezikuar të tijën. Ka qenë në frontin e luftës me Covid-19 prej fillimit të pandemisë dhe ka ndarë eksperiencën e tij në mënyrë të vazhdueshme përmes rrjeteve sociale dhe mediave.

Tritan Kalo nuk ka bërë vetëm detyrën e tij si mjek, por shumë më shumë se kaq. Ka dhënë një kontribut të madh, duke ndarë dijet, këshillat dhe përvojën e tij në ndihmë të njerëzve. I famshëm këto muaj është bërë edhe ditari i tij virtual “Kohë kovidiane”, ku ndan pothuajse çdo ditë problematika, çështje dhe shqetësime që kanë lidhje me koronavirusin dhe me gjithçka që ndodh në këtë kohë të pazakontë për të gjithë. Kalo është pikërisht një prej heronjve të kësaj kohe kovidiane.

Ilir Alimehmeti
Ilir Alimehmeti, epidemiolog dhe endokrinolog klinik, zv/dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe këshilltar shkencor pranë Institutit të Shëndetit Publik. Alimehmeti ka qenë një zë i rëndësishëm gjatë gjithë kohës së pandemisë, duke përcjellë vazhdimisht informacione mbi Covid-19 dhe duke publikuar studime të rëndësishme.

Mjeku ka qenë i pranishëm edhe në studio të shumta televizive për t’u bërë pjesë e diskutimeve për pandeminë. Informacionet dhe këshillat që ai ka ndarë publikisht janë pasqyruar thuajse gjithmonë në media, duke e bërë atë një prej emrave më të dëgjuar gjatë këtyre muajve, kur njerëzit kanë pasur nevojë më shumë se kurrë për informacione.

Albana Fico
Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, u kthye gjithashtu në personazh gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie.
E gatshme për të përditësuar të dhënat e fundit për Covid-19 në Shqipëri, zëri i Ficos është zë mjaft i besuar edhe për shumë gazetarë dhe emisione të ndryshme televizive, duke ndarë këshilla dhe sugjerime të rëndësishme.

Pa dyshim që për çdo mjek kjo periudhë ka qenë rraskapitëse dhe e paparashikueshme. Por për doktoreshë Albanën u bë dyfish e tillë pas humbjes së të atit, pas infektimit me Covid-19. Albanologu i njohur Agron Fiço humbi jetën më 2 qershor, duke shënuar një humbje të madhe dhe të trishtueshme për Albanën.

Skënder Brataj
Kreu i Shërbimit të Urgjencës, Skënder Brataj, ka qenë ndër të parët personazhe publike që është infektuar me COVID-19. Ai e mban mend mirë datën, 20 mars 2020, madje ka folur dhe publikisht për vështirësinë që ka hasur pas infektimit me Covid.

I pyetur nëse do e bënte vaksinën, kjo edhe për shkak të skepticizmit që ka në publik, Brataj tha me bindje: “Po”.
Informacionet dhe argumentet e Bratajt kthehen në lajmet më të lexuara për publikun. Thirrjet e tij kundrejt qytetarëve, për të respektuar masat dhe për të treguar kujdes të vazhdueshëm, janë të pafundme.

Pas kësaj energjie dhe gatishmërie për të ndarë me publikun informacionet e fundit kundrejt Covid-19, gjendej frika e madhe e Bratajt ndaj këtij virusi. Pas infektimit, në një rrëfim ekskluziv, Brataj tha se frika e tij më e madhe ishte të linte djalin vetëm. Pas luftës me Covid, ai sot gjendet i shëndetshëm dhe i gatshëm për të vazhduar komunikimin me publikun.

Titulli personazhi i vitit shkon për këta heronj, si dhe për të gjithë ata që mbase nuk kanë qenë kaq të ekspozuar në publik, por kanë bërë një punë për t’u admiruar pas ekranit. Në vijën e parë të luftës me këtë virus që nuk pyet dhe nuk bën dallime për askënd.

Kjo kopertinë shkon për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, për mjekët, infermierët, shoferët e ambulancave, sanitaret dhe çdo njeri që ka kontribuar në luftën e ashpër me armikun e padukshëm.

Personazhi i vitit shkon për ata që i dolën të panjohurës përballë dhe e sfiduan, për ata që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar qindra të tjera. Shkon, mbi të gjitha, për ata që humbën jetën në krye të detyrës, sepse nuk e fituan dot betejën me koronavirusin. Për ata që do të mbeten gjithmonë të paharruar dhe meritojnë më shumë se askush tjetër të quhen superheronj.

cilet jane personazhet e vitit 2020 online ne ciao al

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss