11.9 C
Albania
Thursday, April 6, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

5 ushtrime për lindje të lehtë dhe nje lindje natyrale

Topi i lindjes online ciao al

Ushtrimet per nje lindje te hehte jane trendi qe shume femra po ndjekin. Ushtrimet per lindje jane te sygjeruara gjithashtu nga mjeke dhe specialiste ne fushen e lindjes, per nje lindje natyrale.

Por ashtu sikurse trupi ynë ndryshon gjatë shtatzanisë, ashtu ndryshon edhe fokusi dhe dëshira për t’u stërvitur.

Organet ngryshojnë, muskujt tërhiqen dhe e gjithë eksperienca duket tepër interesante për ndryshimet që ndodhin në këtë moment, sa harrojmë të mendojmë që trupi ka nevojë dhe të ushtrohet për të vënë në lëvizje muskujt e legenit.

Lajmi i mirë është që ekzistojnë disa lëvizje që jo vetëm janë të sigurta për çdo periudhë të shtatzënisë, por do të ndihmojnë në “forcën” muskulore për t’ja dalë mbanë në momentet finale të pritjes suaj të ëmbël.

Këto ushtrime do t ju ndërtojnë durim, forcë ashtu edhe fleksibilitet per nje lindje natyrale. Provoni t i bëni pjesë të rutinës tuaj për 4-5 herë në javë për një rezultat maksimal.

5 USHTRIME PER LINDJE TE LEHTE

Lëvizja e legenit.

Ky ushtrim per nje lindje te lehte konsiderohet stërvitja më e mirë që mund t ju ndihmojë ne lindjen natyrale. Është një ushtrim shumë i thjeshtë që mund të bëhet pa problem edhe në shtëpi. Thjesht shtrihuni në shpinë dhe mbani gjunjët të ngritura, ndërsa këmbët tuaja në dysheme. Vendosni pjesën e legenit në dysheme dhe më pas lëvizeni atë ngadalë për lart. Mbajeni ashtu për 10 sekonda dhe rikthehuni në pozicionin fillestar, me kujdes. Ky ushtrim aplikohet dy herë në ditë nga 10 minuta dhe  ndihmojë muskujt tuaj të legenit të jenë gati për lindje.

Topi i lindjes

Topi “i lindjes” do të jetë efikas gjatë periudhës së shtatzënisë por edhe do t’ju ndihmojë të bëni një lindje te lehtë dhe në mënyrë natyrale. Duke u mbështetur në një top të tillë mund të ushtroni presion mbi muskujt e poshtëm dhe muskujt e legenit dhe kjo do t’ju ndihmojnë të jeni gati për lindje.

Ngjitja e shkallëve.

Ngjitja e shkallëve, me ngadalë mund t’ju ndihmojë të bëni një lindje të sigurt. Ky ushtrim do të rrisë rrahjet e zemrës dhe emocionet e bëjnë kokën e fëmijës që të bjerë në kanalin e lindjes. Gjithashtu pjesa e legenit hapet dhe shtyn në qafën e mitrës duke lehtësuar zgjerimin. Pas të gjitha këtyre fillojnë kotraktimet dhe ju jeni gati për lindjen.

Zgjatjet.

Zgjatjet janë një mënyrë tjetër shumë e mirë për të nxitur lindjen natyrale. Duhet të qëndroni me dy këmbët tuaja të bashkuara dhe me pas bëni një hap të madh përpara. Poziciononi një këmbë përpara ndërsa këmbën tjetër pas. Ky ushtrim ndihmon ne elasticitetin e muskujve te poshtem.

Bëni squat.

“Squats” janë ushtrimi më i mirë dhe ndoshta një mënyrë e pagabueshme për të filluar lindjen. Kjo sepse ky ushtrim ndihmon si pasojë e forcës së gravitetit të ushtruar tek fëmija juaj dhe tenton ta shtyjë atë poshtë, duke nxitur kështu lindjen e natyrshme.

KUJDESI GJATE USHTRIMEVE NE SHTATZANI

  • Vëzhgojeni intensitetin tuaj gjatë shtatzënisë. Kjo nuk është koha e duhur për djegie pafund kalorish deri në lodhje. Një tregues i mirë është një test i të folurës. Nëse ju mund të flisni gjatë ushtrimeve, ju ndoshta jeni në nivelin e duhur të intensitetit, nëse është shumë e vështirë për ju të flisni gjatë ushtrimeve, ju me siguri po lodheni shumë.
  • Kini kujdes me sportet fizike, të cilat mund të humbasin drejtpeshimin tuaj si përshembull patinazhi apo skitë si dhe sporte që mund t’ju rrezikojnë për dëmtime fizike si hokej apo alpinizmi.
  • Të mos e nxehni më tepër sec duhet trupin tuaj. Fetusi juaj nuk ka një mënyrë për të freskuar veten. Vishni rroba të lehta dhe hidratohuni, hidratohuni, hidratohuni.

Pra me pak kujdes dhe me shume vullnet ushtrimet e lartepermendura do tju ndihmojne te keni nje eksperience te lehte ne  lindje. Keto jane ushtrime per lindje te hehte.

Informohu online ne ciao.al.

 

ecja ne shtatzani ciao al

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss