11.4 C
Albania
Friday, April 7, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

U bë nënë dhe humbi babain nga Covid në të njejtën ditë, Arbenita Ismajli flet pas tragjedisë

Ditën e djeshme Fero dhe Arbenita ndanë lajmin e gëzueshëm për lindjen e vajzës së tyre, që i bëri ata prindër për herë të parë.
Por ky lajm kaq i gëzueshëm për çiftin, u kthye dhe në një hidhërim pasi babai i Arbenitës ndërroi jetë në të njejtën ditë.

Babai i saj ndërroi jetë nga Covid-19. Fillimisht këtë tragjedi në familje e bëri të ditur motra e Arbenitës përmes një statusi në Facebook.
“Unë kam raportuar me gjakftohtësi vazhdimisht për rastet e reja me Covid dhe viktimat. Një nga viktimat sot u bë edhe babi jem, motivi i jetës teme, pa të cilin se di a do të gjej forcë më për jetë Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shumë e luta Zotin veç edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurrë nuk tu nda puna e s’patëm mundësi me u knaq,” -shkruan ajo.

Pas këtij lajmi të hidhur, ka reaguar për herë të parë edhe Arbenita. Teksa ka ndarë një foto të të atit kur ishte i ri, modelja shkruan:
“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss