11.1 C
Albania
Tuesday, April 4, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Udhëtimi i parë rreth diellit për të voglën Sol

Ka shpesh diskutime nëse 1-vjetori duhet festuar apo jo. Në fakt, 1-vjetori është një festë shumë e rëndësishme për fëmijën, edhe pse ai nuk kupton gjë. Por, në kohën që jetojmë kujtimet memorizohen përmes fotografive e videove, që të vegjlit mund t’i shikojnë kur të rriten dhe të kenë një portretizim të bukur të një feste aq speciale për ta, por edhe për prindërit e të afërmit.

Vogëlushja Sol, e cila festoi ditëlindjen e saj të parë me Class Events, do të ketë një kujtim shumë të bukur në albumin e fotografive kur të rritet. Sol do të thotë diell, prandaj festa u ideua nga arkitektet e Class Events me temën e një udhëtimi rreth diellit.

Ngjyrat që mbizotëronin ishin e verdha, roza dhe e bardha. Në këndin e fotove u vendos një instalacion tullumbacesh që të krijonte përshtypjen e një balone me ngjyrat e diellit dhe disa tullumbace të bardha rreth saj mbushnin tavanin dhe të jepnin idenë e reve.

Brenda balonës qëndronte një tortë në formën e valixhes, sepse një valixhe nuk mund të mungojë kurrë në një udhëtim.

Edhe në tavolinën e të ftuarve u vendosën instalacione në formën e balonave në ngjyrë rozë, të dekoruara me flutura dhe tulipanë e trëndafila rozë, të bardhë dhe të verdhë.

Mbi sotopjatat e bardha me kontur gold u vendosën kartolina me balona letre me një macaroon në formë dielli.

Një kanavacë me foton e Sol në mes të një dielli qëndronte mes reve të tullumbaceve.

Në krah të saj ishte një kënd shënimesh, ku në disa letra të verdha në formën e diellit, të ftuarit mund të shkruanin diçka për vogëlushen Sol, e cila kur të rritet edhe pak mund të lexojë urimet e njerëzve të dashur që kanë qenë pranë saj dhe i kanë dedikuar fjalë të bukura në një event kaq të bukur sa 1-vjetori.

Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:
+355 69 60 82 858
Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.
Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss