Procesi i votimit ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe deri tani është raportuar një situatë e qetë. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, tha në një deklaratë për shtyp pak minuta më parë se problematikat kanë qenë të vogla.
“S’kemi patur asnjë problem, në pjesën e shpërndarjes së bazës materiale nuk është konstatuar asnjë problematikë. Ka patur disa qendra votimi që s’kanë qenë të pajisura me operatorë. Këto janë qendra votimi në zona të thella ku infrastruktura ka qenë e vështirë. S’ka pasur operatorë për pajisjen elektronike, por megjithatë s’ka pasur probleme. Janë rreth 100 qendra votimi pa operatorë dhe ka filluar votimi si gjithmonë.
Deri tani ka patur disa problematika në disa qendra. Rreth 230 qendra ka patur probleme edhe për shkak të presionit apo për shkak të mosmarrjes së tyre pjesë në trajnime për përdorimin e paisjes elektronike. Po merren masa që të zgjidhen. S’ka patur problematika me kamerat në qendrat e votimit. Edhe kur s’ka energji elektrike ofrojnë monitorim edhe gjatë asaj kohe”, -tha Hoxhaj.
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



