15.3 C
Albania
Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Shqiptarja spikat në Italia’s Got Talent me një version të padëgjuar të ‘Shallow’

Numri i shqiptarëve që po spikasin në talent show të famshëm jashtë kufijëve të Shqipërisë e Kosovës është i madh. Së fundmi, i është shtuar edhe një 18-vjeçare, e cila i la të gjithë pa fjalë në Italia’s Got Talent. Vanesa Krasniqi këndoi para katër anëtarëve të jurisë këngën “Shallow” të Lady Gaga-s, por në një version tërësisht ndryshe nga si e kemi dëgjuar më parë, në versionin Chipmunk. Për zërin e Bradley-t në këngë, Vanesën e ndihmoi anëtari i jurisë Frank Matano, i cili i dha një “po” të menjëhershme.

Fillimisht ajo shkaktoi të qeshura në publik për versionin që ajo zgjodhi ta sillte këngën. Më pas ajo këndoi një tjetër këngë me zërin e saj normal dhe i mahniti të gjithë. Vanesa arriti kalonte në fazën tjetër, edhe pse juria bëri një përjashtim nga rregulli duke i dhënë edhe një shans për një këngë të dytë.

Performancën e Vanesës e gjeni të plotë në videon e mëposhtme.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss