Shqipëria mban sot zgjedhjet parlamentare.
Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Edi Rama po kërkon një mandat të tretë, ndërsa Partia Demokratike (PD) e Lulzim Bashës dëshiron një rikthim në pushtet.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit të sotëm dhe do të mbyllen në orën 19:00 pasdite.
Edhe pse ka një popullësi prej2.8 milionë banorësh, Shqipëria ka plot 3.6 milionë votues për shkak të diasporës së madhe. Megjithatë, 27 mijë persona nuk e kanë të mundur të votojnë për shkak se janë të prekur nga Covid-19 dhe të karantinuar.
Në këto zgjedhje garojnë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.
Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet edhe teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi do të ketë pajisje elektronike, të cilat do të kryejnë identifikimin e zgjedhësve. Ndërsa në njësinë administrative Nr. 10 në Tiranë, do të zbatohet projekti pilot për votim dhe numërim elektronik.
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



