11.8 C
Albania
Monday, April 10, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Risia e Class Fashion Show, bum kërkesash për të qenë pjesë e tij

Një risi e këtij viti në Class Fashion Show, ishin biletat për njerëzit e zakonshëm që i adhurojnë evenimentet e tilla, ku në qendër është e bukura dhe moda. Ajo që vlen të theksohet është se ka pasur një shitje dhe ezaurim të menjëhershëm të biletave për të qenë pjesë e Class Fashion Show pas lancimit të Alketa Vjesiut në Instagram.
Alketa Vejsiu është kujdesur të nderojë ata që e kanë bërë të suksesshme, njerëzit e panjohur që janë me mijëra, që e kanë ndihmuar biznesin e saj të rritet në kaq pak kohë.

Gjithashtu, revista Class ka dhuruar për 3 vajza, bileta për të qenë të pranishme në evenimentin e vitit. Mirëpo, për të gjithë ju, ndjekës dhe lexues të rregull të revistës (që nuk mund të jeni në sfilatë), do të keni informancion, video dhe foto në kohë reale gjatë gjithë ditës, nga Kopshtet Mbretërore të Pallatit të Brigadave, atje ku do të ndodhë Class Fashion Show.

Lexoni gjithashtu:
Çfarë pritet të ndodhë sot në Class Fashion Show? Detaje nga evenimenti i vitit

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss