19.6 C
Albania
Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Përfundon afati i votimit në vend, KQZ: Ruani qetësinë, askush e di kush ka fituar

Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit në Shqipëri në orën 19:00.
Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një deklarate për mediat u shpreh: “Procesi konsiderohet i mbyllur.Mund të thuhet që ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Natyrshëm që nuk mund të mungonin disa episode, por në përgjithësi ishte një proces në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor”.

Kreu i KQZ-së tha se janë marrë masat qa procesi i numërimit të përfundojë brenda 48 orëve për partitë politike. Ai u bëri thirrje liderëve të partive politike që të ruajnë qetësinë, pasi askush nuk e di se kush i ka fituar zgjedhjet.
“Është rasti që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi. Askush nuk e di kush i ka fituar zgjedhjet. Kështu që çdo deklarim i bërë pa nisur procesi i numërimit nuk do t’i shërbente qetësisë së procesit dhe garancisë së procesit. KQZ-ja ka marrë masat që ky proces të përfundojë brenda 48 orëve, të paktën për partitë politike dhe pastaj të vazhdojmë me nxjerrjen e rezultateve për kandidatët”,- tha Celibashi.

Ndërkohë, deri në orën 19.00, pjesëmarrja në votime ishte 47.92 për qind.

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss