Kryeministri Rama u shfaq pak minuta më parë në qendrën e votimit në shkollën “Ymer Lala”, në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Kryeministri u shfaq i veshur sportiv, me kapele dhe maskë. Edhe Linda Rama votoi njëkohësisht me kryeministrin e veshur me këmishë të zezë dhe xhaketë rozë.
Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha u paraqit në qendrën e tij të votimit në orët e para, i pashoqëruar nga bashkëshortja, Aurela Basha. Ai ishte veshur me kostum të zi dhe këmishë të bardhë.
Ish-kryeministri Sali Berisha votoi gjithashtu dhe nuk mund të mos binte në sy veshja e tij tradicionale. Siç vishet gjithmonë për zgjedhje, ai nuk ka harruar as këtë radhë të mbajë kollaren blu dhe një këmishë në të njëjtën ngjyrë në xhepin e xhaketës së tij. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, e cila kishte veshur një kostum rozë.
Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me bashkëshoren Ajola Xoxa i kanë dhënë votat e tyre. Të dy të veshur me xhiboks lëkurë dhe me të zeza. Ajola mbante veshur një fustan të gjatë të zi me lule të bardha, ndërsa Veliaj xhinse të errëta dhe këmishë të zezë.
Të parët që janë paraqitur në qendrën e votimit, që në orën 07:00 të mëngjesit, kanë qenë presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi. Ata votuan të ndarë me shumë pak minuta diferencë dhe u përshëndetën në dalje. Videoja po bën xhiron e rrjetit, ku presidenti duket teksa përshëndet bashkëshorten duke ngritur dorën, ndërsa Kryemadhi mjaftohet me një buzëqeshje të lehtë.
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



