11.8 C
Albania
Monday, April 10, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Në thellësinë e detit për ditëlindjen e Seadit

Për 3-vjetorin e Seadit prindërit e tij dëshironin t’i ftonin të afërmit në një festë në thellësi të detit. Class Events krijoi detin në mes të gjelbërimit – një ndërthurje perfekte për të gjithë ata që janë të lidhur me natyrën.

Sipas kërkesës së prindërve të të voglit, u krijua një festë me temë “Under the Sea” dhe me ngjyra në tonalitetet e blusë.
Një tendë jo e zakontë u krijua për të mbuluar tavolinën e fëmijëve. Në mes të tendës u vendosën disa tullumbace transparente që dukeshin si flluska poshtë detit të kaltër. Brenda tendës qëndronte tavolina dhe karriget e vogla bojëqielli, një kompozim me lule dhe serviset blu dhe të bardha.

Këndi i ëmbëlsirave u mbush me tullumbace në ngjyrë bojëqielli, mente, blu, jeshile, si dhe me disa tullumbace në formë delfini, që ishin një dëshirë e vetë klientes. Ëmbëlsirat kishin të gjitha detaje të gjallesave të detit.

Ambienti u mbush me flluska – të cilat bashkë me gëzimin e fëmijëve sollën edhe ndjesinë e thellësisë së detit.

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss