14.1 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Në përpjekje për të shpëtuar udhëtimet, Italia krijon trenat ‘covid-free’

Në përpjekje për të shpëtuar udhëtimet gjatë pandemisë, tani vjen një “shpikje” e re, trenat “covid-free”. Koncepti po fillon në Itali, vendi i parë evropian që u godit rëndë nga Covid-19, i cili, një vit më vonë, është mes një vale të tretë të frikshme.
Italia tashmë ka fluturime “covid-free” (“pa covid”) – ku udhëtarët testohen para se të hipin në avion dhe pas mbërritjes. Por operatori kryesor i trenave të vendit ka njoftuar planet për trena “covid-free”, duke përfshirë destinacionet kryesore turistike të Italisë këtë verë.

Gianfranco Battisti, CEO i Ferrovie dello Stato Italiane, ka thënë se në këto trena, si pasagjerët edhe personeli do të testohen për Covid-19 përpara se të hipin. Pasagjerët do të duhet të arrijnë në stacion një orë para nisjes.

“Do të kemi një tren ‘covid-free’ në fillim të prillit,” tha Battisti. “Ne kemi zgjedhur rrugën Romë-Milano për fazën fillestare të testimit. Pastaj do ta zbatojmë këtë për destinacionet turistike për verën. Do të jetë një mundësi unike, e cila do t’i lejojë njerëzit të vizitojnë destinacione të tilla si Venecia dhe Firence.”

Kompania po punon me Kryqin e Kuq dhe Mbrojtjen Civile Italiane për realizimin e kësaj gjëje. Pritet që biletat Romë-Milano të dalin në shitje së shpejti, në trenat me shpejtësi të lartë. Aktualisht, trenat italianë funksionojnë me kapacitet 50%. Pasagjerët duhet të mbajnë maska dhe në trenat me shpejtësi të lartë, ku rezervimi është i detyrueshëm, duhet të ulen në vendin e caktuar.
Kjo vjen pas një prezantimi në Romë të “treno sanitario”, ose “treni shëndetësor” – një spital i lëvizshëm, me tetë vagona të dizajnuara për t’u kujdesur për pacientët që transferohen midis rajoneve. Diçka e tillë është zhvilluar ndërsa Italia lufton me një valë të tretë të Covid-19. Treni – i cili ka tri vagona të trajtimit intensiv të pajisura me ventilator – do të jetë në gjendje të marrë udhëtarët jashtë vendit, nëse është e nevojshme.
Ndërkohë, 11 stacione kryesore trenash në të gjithë Italinë do të caktojnë zona “kontrolli”, që do të drejtohen nga Kryqi i Kuq – me sa duket për t’u përdorur për shërbimet Covid-free.
Burimi: CNN

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss