Mbrëmja e së shtunës kishte shkrirë dhe kishte bërë bashkë dy nga programet më të ndjekura të ABC: ‘Soiree’ dhe ‘Kosherja’. Kur politika hesht, njerëzit argëtohen dhe për shkak të heshtjes zgjedhore, aktorët e ‘Kosheres’ vendosën të vijnë në një tjetër formë.
Moderatorja e emisionit, Jonida Shehu, ishte përballë një sfide me aktorin e njohur, Besmir Bitraku, me të cilin duhet të shkëmbente pyetje të vështira. Në rast se ata nuk përgjigjeshin, ishin të detyruar të pinin shotsa.
Besmir Bitraku i ka thënë Jonidës se nëpër korridoret e televizionit përflitet se ajo është moderatorja më e paguar në ABC dhe më tej e ka pyetur nëse është ë vërtetë dhe sa e kishte rrogën.
“Unë nuk e them rrogën vetë, po nuk e thanë ata të tjerët që të kuptojmë realisht a jam unë më paguara apo jo. Kështu që, gëzuar”,- u përgjigj Jonida duke mos dashur që të jepte një përgjigje.
Jonida Shehu, që prej fillimit të sezonit të ri televiziv, u bë pjesë e ABC duke moderuar edicionin qendror të lajmeve me informacionet më të fundit në vend, rajon dhe botë, por edhe me të ftuar të ndryshëm në studio.
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



