8.5 C
Albania
Sunday, April 9, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Karnavalet për Sarën dhe Ledionin, erdhën para kohe – me rastin e ditëlindjes së Romanit

Për Sarën dhe Ledionin erdhën karnavalet! Madje, mund të themi që karnavale më të ëmbla se këto nuk kemi parë ndonjëherë.

Çfarë na shkon në mendje kur mendojmë për karnavalet? Shumë ngjyra, shumë lojëra, shumë ushqime dhe mbi të gjitha, shumë argëtim. Kështu ishin edhe karnavalet e Romanit që bënë bashkë shumë fëmijë që patën fatin të argëtoheshin mes lojërave dhe muzikës së tyre të preferuar.

Çdo cep i ambientit u mbush me tullumbace e flamuj shumëngjyrësh, si dhe me disa stenda ëmbëlsirash. Askush nuk mund t’u rezistonte akulloreve, cupcakes, donuts, çokollatave, karameleve, tortave dhe të gjitha llojeve të ëmbëlsirave të preferuara të fëmijëve. Dukej si një botë e krijuar enkas për ta.

Kishte gjithashtu shumë pije, për të vegjlit, por edhe për të rriturit që ishin të pranishëm në festë.

Kishte pafund mundësi lojërash, duke filluar nga kanavacat, ku fëmijët mund të pikturonin, te loja twist, rodeo, animatorë e gjithçka tjetër që fëmijët të ndiheshin sikur ndodheshin vërtet në karnavale.

Ndërsa në një kënd, qëndronte gardhi me kafshët e preferuara të fëmijëve, për të cilat ata mund të kujdeseshin dhe të kalonin pak kohë duke luajtur.

Në tavolinën e drunjtë kishte sërish ëmbëlsira, ndërsa karriget u personalizuan me temën e festës “Roman’s Carnival”.

Mund ta imagjinojmë sa u argëtuan fëmijët në një botë kaq të ëmbël dhe të bukur sa kjo. Ah, duket se po aq shumë u argëtua edhe teze Lori… Kjo video flet vetë!

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss