14.3 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

George Clooney thotë se ky rol i tij i ka sjellë probleme me gruan kur e ka parë dekada më vonë

George Clooney ka zbuluar se rishikimi i serialit ER ka sjellë disa momente të vështira me gruan e tij.
Aktori u bë bashkë me ish-anëtarët e kastit, përfshirë Anthony Edwards, Julianna Margulies dhe Noah Wyle, për një ribashkim virtual bamirësie. Mes të tjerash ai tha se Amal Clooney po vë në dyshim veprimet e personazhit të tij në serial, Dr. Doug Ross.

“Kjo ka qenë një gjë shumë, shumë katastrofike për mua, sepse kam harruar të gjitha gjërat e tmerrshme që kisha bërë si Dr Ross,” -u tha ai anëtarëve të kastit të shfaqjes. “Gruaja ime vazhdon të thotë: ‘A është vetëm kaq? A keni mbaruar? A përfundon më në fund me infermieren Hathaëay në sezonin e tretë?’ Ka qenë një katastrofë për martesën time.”

Seriali i famshëm filloi në vitin 1995 dhe u zhvillua për 15 sezone dhe Clooney se ka qenë një serial i mrekullueshëm.

“Ishte një gjë kaq emocionuese të isha pjesë,” shtoi ai.

Clooney luajti në pesë sezonet e para të dramës mjekësore nga viti 1995 deri në 1999-ën.
Prsonazhi i tij u përshkrua si një mashkull shumë i dhënë pas grave dhe sjellja e saj shpesh dukej toksike, veçanërisht kur shihej dekada më vonë. Prandaj fakti që Amal nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e tij, nuk është fare çudi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss