Këngëtarja Sia është shpallur “regjisorja më e keqe” për filmin e saj në Razzies, çmimet që paraprijnë Oscars, për filmat më të këqij të vitit.
Filmi i saj, “Music”, fitoi tri çmime, duke përfshirë aktoren më të keqe për Kate Hudson dhe aktoren më të keqe në rol joprotagonist, Maddie Ziegler.
Filmi është kritikuar për zgjedhjen e Ziegler në rolin kryesor si një person autik dhe për portretizimin e autizmit. Ai u përshkrua si një musical i pandjeshëm për autizmin dhe i konceptuar keq.
Filmi portretizon Zu, një shitëse droge, e luajtur nga Hudson, e cila bëhet kujdestarja e gjysmë motrës së saj të vogël, autike, e luajtur nga e preferuara e Sia-s, Ziegler.
Sia më parë ka kërkuar falje për besimin e rolit të një aktoreje që nuk është autike dhe për skenat që përshkruajnë kufizimet e njerëzve autikë.
“Planifikoj t’i heq disa skena në të ardhmen,” shkroi ajo në shkurt, pak para se të fshinte llogarinë e saj. “Kam dëgjuar njerëz të gabuar dhe kjo është përgjegjësia ime. Puna ime kërkimore nuk ishte mjaftueshëm e plotë, dhe e gjerë.”
Çmimi për filmin më të keq shkoi për “Absolute Proof”, i cili pretendoi se kishte pasur mashtrim në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve në vitin 2020. Aktori dhe regjisori i tij, Mike Lindell, gjithashtu fitoi çmimin si aktorin më i keq.
Po ashtu, një çmim special shkoi për vitin 2020 si “viti kalendarik më i keq ndonjëherë”.
Lista e plotë e fituesve të çmimeve Razzies:
Fotografia më e keqe – Absolute Proof
Aktori më i keq – Mike Lindell, Absolute Proof
Aktorja më e keqe – Kate Hudson, Music
Aktorja më e keqe joprotagoniste – Maddie Ziegler, Music
Aktori më i keq joprotagonist – Rudy Giuliani, Borat Subsequent Moviefilm
Kombinimi më i keq i ekranit – Rudy Giuliani, Borat Subsequent Moviefilm
Regjisorja më e keqe – Sia, Music
Remake më i keq, imitim ose vazhdim – Dolittle
Skenari më i keq – 365 Days
Çmimi special – Vitit 2020, si viti kalendarik më i keq ndonjëherë
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



