14.2 C
Albania
Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Editori i Vogue, Philip Picardi: Çfarë ndodhi pasi kuptova që isha homoseksual

Phillip Picardi, editor i Teen Vogue, në një intervistë në podcastin e ‘Goop” ka folur për veten, si zbuloi se ishte gei dhe për industrinë e bukurisë.
“Në vitin 2009, kur punoja në një revistë bukurie, kontaktova me Michaela Angela Davis, që më tha diçka që më ndryshoi jetën dhe karrierën. Ajo më tha: Juve media duhet të mendoni në mënyrë më kritike kë zgjidhni të vendosni në kopertinë si simbol bukurie. Dhe jam shumë dakord me të. Mendoj se përzgjedhja e protagonistit, madje edhe e fotografit dhe mënyrës si do editohet fotoja të gjitha kontribuojnë në krijimin e një lloj bukurie të perceptuar.

Më kujtohet kur kam qenë i ulur në një mbledhje dhe diskutonim se sa e guximshme do ishte të zgjidhnim si modele një kokëkuqe me quka. Se ishte një zgjidhje që nuk pritej”,- tha Philip.
Më pas foli për mënyrën si mediat dhe shoqëria kishin ndikuar edhe në perceptimin e tij.

“Kur kuptova që isha homoseksual, mendova që sa keq unë nuk do bëhesha kurrë avokat në jetën time, sepse një avokat s`mund të jetë kurrë homoseksual. Kështu e binda veten, sepse ky ishte miti që më ishte krijuar. Dhe në këtë periudhë nisa të lexoja më shumë revista si Vanity Vair e Vogue, vendosa që do punoja në të ardhmen në këto lloj revistash, sepse kisha lexuar që Anna Wintour e Vogue mbështeste martesat e të njëjtit seks. Oh, thashë, unë do bëhesh gei dhe do punoj të këto revista e s’do kem përse të fshihem nga askush.
Në fushën e bukurisë nuk mjafton vetëm të bësh marketing. Në fushën e bukurisë t’i duhet të jesh edhe gazetar, edhe të kuptosh biznesin se si funksionon, por edhe mënyrat se si bukuria dhe termat e saj ndikojnë në psikologjinë e njerëzve.
Mendoj që puna si gazetar në fushën e bukurisë më ka bërë të kem një qasje më holistike. E stërvit trurin në një mënyrë tjetër”,- tha Philip.

A është krijuar industria e bukurisë për të na bërë më të pasigurt?
Ai shpjegon se e bukura e kësaj industrie është që të fton t`i shikosh të gjitha mundësitë, përmes produkteve, revistave, gjithçkaje, pastaj varet nga çdo njeri se sa ndikohet. Nëse dikush është ndarë nga i dashuri, ndihet e mërzitur dhe dëshiron të bëjë një ndryshim për t`u ndjerë më mirë e bën, dhe kjo është balanca që kjo industri krijon.
Philip tregon gjithashtu se sot revistat i ka zëvendësuar Instagrami në njëfarë mënyrë. Dhe vajzat nuk presin asnjë ftesë për t`u bërë modele, sepse mund ta bëjnë në Instagramin e tyre. Instagrami po bën gjithçka për një ‘like’, për t’u pëlqyer të gjithëve. Mendoj që ajo që Instagrami bën, lavazhi i trurit, është e jashtëligjshme.
*Për të dëgjuar gjithë Podcastin kliko këtu
*Burimi Goop/Tiranapost.al/

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss