11.8 C
Albania
Monday, April 10, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Cila është filozofia e Alketa Vejsiut për ngjarjen më të madhe të Class për këtë vit?

Edhe këtë vit, ngjarja e madhe e Class, e kthyer tashmë në një traditë të përvitshme të organizimit të eventeve me të rëndësishme në vend, ka rezervuar një spektakël të jashtëzakonshëm ngjyrash, modelesh dhe surprizash.
Asnjëherë më parë në Shqipëri, në Kopshtet Mbretërore të Pallatit të Brigadave, nuk ishte realizuar një event i ngjashëm.

Kalimi i modeleve në rrugicat e kopshtit më të bukur të Pallatit, do t’ju kujtojë skenat e filmave me princesha dhe përshkrimet romantike të historive të dashurisë nëpër kopshte sekrete.
Elementi që bën bashkë thuajse të gjithë gamën e fustaneve është kontrasti i thjeshtësisë dhe glam-it, një pasqyrë ku secili mund të shohë reflektimin e stilit dhe shijes së tij – e përkthyer në elegancë të rafinuar, në copa luksoze mëndafshi, gurë, dantella, vello që shkëlqejnë, fije ari e argjendi të qendisura me dorë.
Për ata që duan “të thjeshtën”, ajo nuk do të mungojë.
Për ata që duan më shumë shkëlqim “glam” dhe një pamje që lë gjurmë në kujtesën e të tjerëve, kemi koleksionet “couture”.
Nusja e 2020-ës për ne është e thjeshtë, por edhe krenare, një princeshë që me konfidencë mund të mbajë kurorën e mbretëreshës.
Vajza e mbrëmjeve gala, me fustan të gjatë, është një fllad gjithë ajër, sa herë që hedh hapat, por edhe një divë që bën xixa e vezullon kudo ku shkel.

*Kalimi i parë në pasarelë
Koleksioni i fustaneve të nusërisë, të prodhuara nga atelieri i Class, do të hapë sfilatën. Stilistja Livia Myftari ka realizuar me skuadrën e prodhimit një koleksion që mishëron eleganten dhe klasiken e përjetshme.
Në mbylljen e kalimit të parë, një nuse e ardhshme Class, Armina Mevlani, do të propozojë një stil ekstravagant dhe aspak konvencional, të një fustani nusërie të shkurtër dhe tërheqës, ekstravagant dhe eksperimental, që evokon çadrën me dantellë të shëtitjes së princeshave në një kohë të shkuar, me stilin dhe dizajnin e guximshëm të së ardhmes.
Me këngën e Sam Smith, Armina Mevlani ishte një gjurmë në sfilatën e parë.

*Kalimi i dytë në pasarelë
Në kalimin e dytë me fustane “Evening”, të prodhuar nga “Atelier Class”, surpriza është simboli i bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, me vajzën e saj, Vivien. Shumë herë në “Atelier Class” propozohen fustane për MAMAT DHE BEBAT, një trend që pëlqehet e që për simbol meriton bukurinë universale të më të bukurës dhe të parës Miss Shqiptar, që shkroi traditën dhe historinë.
Kalimi 3 dhe 4 evidenton bashkëpunimin e Class si Retailer me Brandnames të ndryshëm ndërkombëtare për fustanet Bridal dhe Evening.
*Këtë vit, për fustanet e nusërisë, “Rosa Clara” do të jetë marka spanjolle e prestigjit me linjën e saj eliatare.
Mbylljen e kësaj sfilate Class ia ka rezervuar nuses së vitit, Fiorenza Lekstakaj, së cilës kompania Class Event i realizoi një dasmë ndër më spektakolaret dhe përralloret në Shqipëri.
Elseid Hysaj, bashkëshorti i saj, do ta adhurojë nga publiku.
*Në kalimin e 4-t, nga porta aziatike e madhe e Stambollit, një markë suksesi për fustanet e mbrëmjes Tarik Ediz Cotoure. Në finale, blogerja Ersi Ngjela, me një look dramatik dhe spektakolar, impresionoi publikun. Kapelja e saj në formë hëne, na çoi më afër yjeve.

* Prezantimi final i është rezervuar bashkëpunimit të dyshes Alketa Vejsiu si Business Woman, zhvilluese e Class By Alketa Vejsiu, dhe stilistit Valdrin Sahiti. Class, për territorin e Shqipërisë është distributori i vetëm ekskluziv i markës VS, një brand prestigji në ekspansion që po përhapet me shpejtësi në tregje ndërkombëtare.
“Dream Couture”, me një risi stili dhe qasjeje për nusen modern, përtej fustanit të bardhë klasik do të sjellë filozofinë ndryshe të artistit që e duan të gjithë, sidomos personazhet VIP. Ndërsa Evening Couture do t’ju kujtojë pasarelat e të mëdhenjve të modës botërore.
Ende surprizë mbyllja e sfilatës!
Emrat më të njohur të televizonit, modës, kinemasë dhe spektaklit, do të jenë të ftuar.
Me një tavolinë baroke, 40 metra të gjatë, në zemër të kopshteve, do të mirëpriten të ftuarit në një cockatil të pazakontë.
Në kopshtet mbretërore të Pallatit të Brigadave, në një atmosferë fantastike, në harmoni absolute me ambientin, natyrën, ku qielli dhe yjet do të jenë limiti i mbrëmjes së kësaj të shtune, ju do të njihni një koncept të ri që CLASS do të propozojë për të gjitha vajzat.

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss