Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman do të bëhen sërish prindër. Çifti i famshëm e kanë dhënë lajmin pak orë më parë përmes rrjeteve sociale, dukle publikuar 3 foto me duart te barku i Almedës.
“Bebushi numër 2 është rrugës! Mezi presim të të takojmë vogëlush/e”, -ka shkruar Almeda.
Ndërsa Tolga shprehet: “Dhurata më e bukur ndonjëherë. Momenti më i lumtur. S’mund të isha më i gëzuar.”
Çifti nuk jep asnjë detaj tjetër lidhur me gjininë apo periudhën se kur pritet të vijë në jetë fëmija.
Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të parë në maj të vitit të kaluar, kur në jetë erdhi Efehan.
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



