Gjesti i 22-vjeçarit Klodian Elqeni, i cili ndaloi shoferin që u fut me automjetin tip “Citroen” në sheshin ‘Skënderbej’ duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që po vaksinoheshin aty pranë, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
BBC i ka kushtuar një artikull heroit të ditës së sotme Klodian Elqeni, i cili, me verimin e tij të guximshëm, arriti të neutralizojë drejtuesin e mjetit që përhapi panik ditën e sotme. Kështu, BBC shkruan ndër të tjera se “një person kërcen përmes dritares së makinës për të ndaluar shoferin e rrezikshëm në Shqipëri”.
“Një burrë u arrestua pasi sulmoi këmbësorët, u dyshua si një akt terrorist. “Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi hipi në një shesh për këmbësorë në kryeqytetin e Tiranës. Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh në këmbë i pari përmes dritares. Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist. Shumë njerëz kishin qenë në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin Skënderbej në atë kohë. Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar drejtonte makinën nën ndikimin e drogës”- shkruan BBC.
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



