19.6 C
Albania
Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Ngjarje e frikshme në sheshin ‘Skënderbej’, shoferi i droguar tenton të shtypë kalimtarët

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sheshin Skënderbej pak minuta më parë. Një person është futur me makinë me shpejtësi në mes të sheshit, ku shumë qytetarë ishin duke shëtitur e pushuar. Agresori ka tentuar ta lëvizë sërish makinën dhe të largohet, edhe pse ishte rrethuar nga shumë persona. Ajo që u vu re është se makina ishte e dëmtuar dhe mësohet paraprakisht se është përplasur me makina të tjera para se të ndalonte në Sheshin Skënderbej.
Ngjarja është kapur nga kamera e ABC News që ka qenë duke raportuar për zgjedhjet dhe momentet e panikut janë transmetuar live.

Për fat të mirë nuk pati asnjë person të lënduar.

Agresori është identifikuar si Arben Mema, 32-vjeç, banues në Kombinat. Ai u neutralizua shpejt nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje dhe ndër të parët ka ndërhyrë një qytetar I quajtur Klodian Elqeni. Ai iu afrua automjetit të agresorit dhe e goditi. Duke folur për ABC News, Klodiani tha se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.
Policia ka bërë të ditur se agresori ishte në gjendje të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike.

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss