19.6 C
Albania
Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Nuse në ditë zgjedhjesh, shkon në votime me fustan të bardhë

Ndonëse dasmat që prej një viti kanë qenë të pakta, madje vetëm private dhe me rreth të ngushtë të afërmish dhe miqsh, një çift ka zgjedhur që martesën ta organizojë pikërisht sot – në ditë zgjedhjesh.
Nusja dhe dhëndri janë fotografuar në një qendër votimi në Kavajë, duke rënë në sy të të gjithëve. Pasi kanë ndërprerë për pak minuta ceremoninë e martesës, çifti i është drejtuar qendrës së votimit për të shënuar kështu edhe një ngjarje të veçantë që do të kujtojnë nga dita e tyre e dasmës.

Nusja me fustan të bardhë, krahas fotove e momenteve të tjera nga martesa e saj, do të ketë në album edhe këto çaste me fletën e votimit.

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss