Më shumë se kurrë, ajo si nënë e re po jeton në avujt e lumturisë me të birin, Zëri, i cili erdhi në jetë vetëm dy ditë më parë. Sigurisht, që statusi si prindër të rinj po u shijon më së shumti në këtë periudhë të jetës së tyre, gjë të cilën nuk po reshtin ta ndajnë edhe me fansat e tyre virtual.
Kështu, mami Elita ka ndarë këtë mëngjes një moment të veçantë të fiksuar në foto. Ndërsa, ndodhet ende në ambientet e spitalit ku edhe ka sjellë në jetën në djalin e saj, ajo poston një foto shumë të bukur ku shfaqet bashkëshorti i saj, reperi Gjiko bashkë me pjesëtarin më të ri të familjes. “Djemtë e mi”, shkruan Elita Rudi në foton e fundit që ka postuar në instastory-n e saj personal. Sigurisht, edhe pse janë ende herët në pikënisje të këtij rrugëtimi të ri siç është prindërimi, Gjiko duket një baba shembullor dhe shumë i kujdesshëm ndaj djalit tij. Ai nuk i kurseu fjalët e zemrës dhe dedikimin e ndjerë për Zërin, përmes një postimi në Instagram.
Dhe ne nuk mund të prisnim imazh më të këndshëm për të na zbukuruar ditën sot!
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



