Stilisti izraelit, Alber Elbaz, i cili ka punuar për disa nga shtëpitë më të njohura të modës në Francë, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, në Paris.
Alber lindi në Marok, por është me prejardhje izraelito-franceze. Ka punuar për kompanitë Lanvin dhe Yves Saint Laurent.
Ai ka veshur vazhdimisht vajzat e Holliwood-it si Nicole Kidman, Gwyneth Paltrow, Juliane Moore, Natalie Portman.
Vdekja e tij u konfirmua nga Compagnie Financière Richemont, partneri i tij i kompanisë së përbashkët në AZ Factory, ndërmarrja e tij e fundit në fushën e modës. Ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Ai filloi të punojë për ” Guy Laroche” nga 1996 në 1998. I nominuar nga Pierre Bergé, Elbaz ishte drejtor krijues i ” Yves Saint Laurent” nga 1998 për tre sezone, përpara se të bashkohej me ” Lanvin” dhe të qëndronte atje deri në 2015.
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



