19.6 C
Albania
Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

J.Lo dhe A-Rod shihen të darkojnë bashkë, një javë pasi konfirmuan ndarjen. Ç’diskutuan në takim

Po mbaron aty ku filloi gjithçka.
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez u panë duke darkuar së bashku gjatë fundjavës në Hotel Bel-Air në Los Angeles. Kështu kanë bërë me dije burimet ekskluzivisht për Page Six, të cilët thanë se ish-çifti ishte në hotelin luksoz të premten në mbrëmje – pak më shumë se një javë pasi konfirmuan se do të ndaheshin.

Është i njëjti restorant ku ata shkuan në takimin e tyre të parë në vitin 2017. Lopez gjithashtu thuhet se zotëron një rezidencë prej 28 milionë dollarësh në atë lagje.
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez në vitin 2017, në Hotel Bel-Air në Los Angeles

J.Lo dhe A-Rod dukeshin të afërt dhe takimi dukej miqësor.

“Mes tyre dukej se ende kishte dashuri dhe respekt”, -tha burimi.

Është e paqartë se për çfarë ishin takuar, por thuhet se ata po vazhdojnë të punojnë së bashku në projekte biznesi.

Burimi: Page Six
Lexoni edhe:
Nga takimi i parë kur ajo ishte e martuar deri te lidhja 12 vite më vonë, një përmbledhje e historisë së J.Lo dhe A-Rod

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss