Ditët e fundit, shumë prej ekspertëve kibernetikë kanë ngritur alarmin dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, sepse përmes links-ve të ndryshëm, platformat e smarphonëve po hakohen. Kjo skemë ka nisur të përhapet gjerësisht edhe në vendin tonë.
“Magneti” që është zgjedhur me këtë rast është premtimi për fitimin e shumave të mëdha parash, përmes një “shorteu”, i cili nuk është i vërtetë.
Nëse edhe juve ju ka ndodhur t’ju vijë një link, i cili ju “fut” në short për të fituar një shumë prej 200 mijë lekësh, mos u mashtroni.
Në telefonët e përdoruesve të shumtë, sot është dërguar një link ku premtohet një shumë prej 200 mijë lekësh.
Mesazhi:
‘Fondi i Wellness, Coca Cola. Klikoni për të hyrë dhe për të marrë pjesë në sondazh, keni mundësinë për të fituar 200 mijë lekë’.
Mos klikoni mbi këtë mesazh që, me gjasë, promovon markën Coca-Cola. Por nëse e klikon dhe ndjek hapat që të kërkojnë, ka të ngjarë që t’ju vjedhin të gjitha të dhënat dhe të marrin informacion.
AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter



