19.6 C
Albania
Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Këto atlete Nike të veshura nga Kanye West dalin në shitje dhe vlerësohen si më të shtrenjtat ndonjëherë

Një palë këpucë të dizenjuara dhe të veshura nga Kanye West po dalin në ankand dhe janë më të shtrenjtat që janë nxjerrë në treg, sipas shtëpisë së ankandit që i shet. Prototipet Nike Air Yeezy 1 kushtojnë plot 1 milion dollarë.
West i veshi këpucët për herë të parë në Grammy, në vitin 2008. Ato tani kanë dalë në shitje nga koleksionisti i këpucëve Ryan Chang, përmes shtëpisë së ankandeve Sotheby dhe do të shfaqen në Hong Kong nga dita e sotme.

Brahm Wachter, kreu i Sotheby, tha në një deklaratë se këpucët ishin “kritike për zhvillimin e ekskluzivitetit Yeezy, që u bë një nga markat më të rëndësishme të atleteve në histori”.
Atletet janë numri 45-46, me masën europiane.

Çmimi i këtyre atleteve Yeezy tejkalon shifrën rekord të mëparshme – një palë Nike Air Jordan 1s, të vitit 1985, të cilat u shitën vitin e kaluar për 615,000 dollarë.
Yeezys do të shiten në mënyrë private, që do të thotë se as blerësi dhe as çmimi përfundimtar i shitjes nuk do të publikohen, përveç nëse vetë blerësi dëshiron.
Bashkëpunimi i West me Nike u krijua midis viteve 2007 dhe 2009. Kjo ishte hera e parë që Nike bashkëpunoi me dikë që nuk ishte atlet. West i veshi atletet gjatë një shfaqje në Grammy në vitin 2008, ku performoi këngët “Stronger” dhe “Hey Mama”, vetëm disa muaj pas vdekjes së nënës së tij.

Air Yeezy 1 doli më pas në një seri të kufizuar në vitin 2009, i ndjekur nga Air Yeezy 2 në 2012-ën.
Ndërsa në vitin 2013 West i dha fund bashkëpunimit të tij me Nike, duke thënë se pjesa e tij e të ardhurave nga këpucët ishte e pamjaftueshme. Vitin pasues, ai filloi të bashkëpunojë me Adidas.
Partneriteti me Adidas rezultoi të ishte një vendim fitimprurës. Bashkëpunimi gjeneroi pothuajse 1.7 miliardë dollarë në vitin 2020, siç raportojnë Forbes dhe Bloomberg.

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss