17.1 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Votimi në kohë pandemie, udhëzimi që do të gjeni në qendrat e votimit

Krahas risive të tjera të këtyre zgjedhjeve, edhe zhvillimi i tyre në kushtet e pandemisë është shoqëruar me jo pak polemika, për shkak të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
Kjo është edhe arsyeja që Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar një protokoll me masat anti-Covid që duhet të ndiqen gjatë procesit zgjedhor dhe ditën e votimit si për votuesit, ashtu edhe për komisionerët dhe vëzhguesit. Këta të fundit, madje, duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore dhe në rast të shfaqjes së simptomave, duhet të qëndrojnë në shtëpi.

5199 qendrat e votimit në vend, sipas udhëzuesit, rekomandohet të jenë në katin e parë të çdo ndërtese me sipërfaqe të bollshme e me ajrim. Ato duhet të jenë dezinfektuar një ditë para procesit të votimit si dhe përgjatë tij në intervale të caktuara.
Po kështu, në qendrat e votimit do të gjeni edhe këshillat për të ruajtur veten dhe të tjerët nga infektimi me Covid.

– Të dashur votues, ndihmoni në parandalimin e përhapjes se covid19.
– Vendosni maskën mbrojtëse.
– Mos shtrëngoni duart.
– Ruani distancën 1.5 metra dhe dezinfektoni duart.
Këto janë masat që do të vendosen në hyrje të çdo salle që do të votohet në 25 prill.
Të gjithë këto postera, veç gjuhës shqipe, janë përgatitur edhe në gjuhën e pakicave kombëtare për të qenë të qarta në ato zona zgjedhore. Veç shenjave dalluese për mbajtjen e maskës, distancës për të monitoruar respektimin e të gjitha masave anti-Covid do të caktohet një punonjës zgjedhor.
Në sallën e votimit nuk do të lejohet prania e më shumë votuesve sesa numri i dhomave të fshehta për votim, si dhe shtohen plus dy persona që regjistrohen. Kutitë e votimit, po kështu dhe dhomat e fshehta, do të jenë në largësi të paktën 2 metra nga vendqëndrimi i anëtarëve të komisionit. Ndër të tjera, qendra e votimit duhet të ketë hyrje-dalje të veçanta për të mundësuar distancimin fizik të votuesve.

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss