19.6 C
Albania
Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Ky veprim do të ndalohet rreptësisht gjatë procesit të votimit

Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga procesi i votimit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do të ketë sanksione të rënda për shit-blerjen e votës.
Në një komunikim për median, Celibashi sqaroi se këto fenomene janë në raste sporadike dhe nuk do të cënojnë integritetin e procesit të votimit.

“Ka pasur thirrje të herë pas hershme nga KQZ dhe faktori ndërkombëtar, por edhe faktorë të tjerë politikë për t’i thënë ndal fenomenit të shit-blerjes së votës. Ne nuk kemi mundësi që kjo problematikë qëndron, por si ai që e shet dhe ai që e blen votën është në pozitën që nesër, pasnesër, do të provohet do të ketë sanksione të rënda. Shpresoj që kjo të dëgjohet sepse më shumë se kaq KQZ s’ka ç’të bëjë këtë problematikë. Këto fenomene edhe pse ekzistojnë nuk janë në masën që të vendosin në dyshim integritetin e procesit zgjedhor.”

Në ditën e votimit, asnjë votues, nuk duhet të paraqitet me telefon celular në qendrën e votimit. Kjo nuk lejohet. Është një masë parandaluese në kuadër të luftës dhe përpjekjeve që të gjithë po bëjnë ndaj shit-blerjes së votës”, tha Celibashi.
Sakaq, Celibashi i bëri thirrje qytetarëve të mos paraqiten në qendrat e votimit me telefonë celularë, pasi kjo sipas tij është e patolerushme. Ai tha se qytetarët nuk do të kontrollohen, por nëse evidentohen me telefona në duar, do të jetë e barabartë me kryerjen e aktit të fotografimit të fletës së votimit.

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss