19.6 C
Albania
Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Ish-bashkëshorti i Jennifer Aniston rrëfen vështirësinë që ka kaluar në këtë marrëdhënie

Justin Theroux, ish-bashkëshorti i Jennifer Aniston, nuk e parashikoi vëmendjen që do të merrte sapo filloi të dilte me të.
Në një intervistë për Today, ai u pyet në lidhje me aktoren, me të cilën u takua për herë të parë në vitin 2011 dhe u ndanë në 2017-ën.

“A ishte kjo lidhje një tronditje për jetën? Dhjetë vjet më parë kur filluat të dilni me Jennifer dhe u martuat morët një vëmendje tepër të madhe?” Geist pyeti aktorin, i cili luan në shfaqjen Apple TV +The Mosquito Coast.
“Jason Bateman në të vërtetë më dha një nga këshillat më të mençura. Ai më tha, ‘Shiko, në atë industrinë e argëtimit, një personazh do të lindë dhe ai personazh je ti, por nuk je ti. Ky personazh është i zemëruar, ka një problem, është i ëmbël. Është një telenovelë që do të shkruhet. Kështu që këshilla ime është që të mos e ndjekësh historinë e këtij djali’.”

Theroux dhe Aniston kanë mbetur në një lidhje miqësore që nga ndarja e tyre. I urojnë ditëlindjen çdo vit njëri-tjetrit dhe flasin pozitivisht në intervista. 
Kohët e fundit ai foli për Esquire ku zbuloi se ende mban lidhje me Jennifer mjaft rregullisht.
“Do thoja që kemi mbetur miq. Ne flasim me FaceTime. Dërgojmë mesazhe. Na pëlqen apo jo, nuk e patëm atë ndarjen dramatike dhe e duam njëri-tjetrin. Jam i sinqertë kur them se e çmoj miqësinë tonë. Ajo më bën të qesh, ka shumë humor. Do të ishte humbje për mua nëse s’do kisha kontakt me të. Shpresoj se dhe ajo mendon të njëjtën gjë.”

AddThis Sharing ButtonsShare to WhatsAppWhatsAppShare to ViberViberShare to FacebookFacebookShare to PinterestPinterestShare to TwitterTwitter

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss