5.8 C
Albania
Friday, April 7, 2023
spot_imgspot_img

POSTIMET E REJA

Gjerat e rendesishme qe duhet t’ia mesoni femijes ne familje

Kur behesh prind,  pergjegjesia nis kur femija eshte ende ne barkun e nenes dhe fillon te mendosh per te ardhemen e tij. Per prinderit eshte nje rrugetim i gjate qe kerkon durim dhe meson shume gjera gjate rruges. Te gjithe enderrojne qe te behen prinder shembull dhe te duan që femija e tij te jete i mire, i ndershem, i edukuar dhe i guximshem. Megjithatë, këto cilesi nuk formohen nga “asgjeja” dhe kerkohet nje investim i madh ne kohe edhe edukim.
Nje edukim dhe nje shembull i mire ne familje jane çelesat e suksesit per çdo prind. Por gjerat me kryesore te jetes mesohen ne moshen mbi 10 vjec, ku femija do te njohi cdo pikepytje mbi familjen dhe mardheniet me njerzit.

Disa nga gjerat qe prinderit duhet ti mesoni femijes ne kete moshe jane:

1.Respekti reciprok si per vajzat ashtu edhe djemte. Ata jane te barabarte dhe te tille duhet te trajtohen. Respekti per te tjeret eshte nje nga tiparet me te rendesishme. Ky eshte nje tipar qe femija juaj duhet ta fitoje. Gjithcka nis duke perfshire respektimin e femijëve te tjere te se njejtes moshe, pavaresisht nga gjinia.


2.Mos ki frike te gabosh. Te mesosh nga gabimet e dikujt eshte nje talent qe duhet zgjuar te cdo femije. Por gjithashtu e rendesi ka te mesosh dhe te kuptosh nga deshtimet e tua. Femija juaj nuk duhet të ketë frike te humbase ose te beje gabime. Ai duhet te rritet me idene qe jo cdo gje do jete sipas deshires se tij.

Mesoni femijes per diturine dhe te shprehurin


3.Njohuria eshte më e rendesishme sesa notat. Ndonjehere prinderit zemerohen dhe acarohen  shume  kur femijet i tregojen notat qe nuk i permbushin pritshmerite e tyre. Por, nje note e mire jo gjithmone perkthehet ne njohuri te mira. Ju duhet te mesoni femijen tuaj se dituria eshte me e rendesishme se notat. Ajo c’ka eshte e rendesishme eshte qe femijet duhet te mesohen me idene e te mesuarit, e pergatitjes dhe deshiren per te ditur me shume. Ditura eshte nje aftesi per tu perballur me jeten ,nje avantazh dhe kurre nuk te demtone. Ata duhet te mesohen te bejen sa me shume pyetje dhe te kene interes per cdo gje. 

4.Une nuk jam ‘armiku’ yt. Me kerko ndihme sa here te kesh nevoje dhe te ndjesh pasiguri. Te behesh shok me femijen tend nuk eshte e lehte, veçanerisht nese ai ose ajo ka miqe e tij. Te komunikosh me boten e tij, te pranosh deshirat e tij dhe te pershtesh me te jane sfida shume te medha. Mos ji shume e rrepte, por ji kerkuese. Tregojini femijes suaj se mund te kete besim tek ju dhe perpiquni qe t’i shmangni leksionet e gjata. Tregojeni me shembuj te mire faktin kur keni te drejte. Mos kini frike nga debatet qe do te lindin. Lereni te shprehen dhe te fitojne aftesi per te argumentuar. Bejeni te ndihen te lireshem ,qe ata te ndajne cdo gje me ju.

Si te krijosh peronalitetin e femijes?

Nuk ke te drejte dhe une nuk te “mbroj”. Disa prinder tregojne me shume respekt për mesuesit apo njerezit e tjere se sa per femijen e tyre. Ata kane me shume besim te te rriturit dhe gjithmojne fajsojne femijen per cdo situate. Kjo mund të jete nje arsye per te krijuar pasiguri me te ardhshmen dhe një paaftesi per te besuar ne vetevete tek femija juaj. Shpjegoni femijes tuaj se ju e respektoni ate dhe se nuk po përpiqeni ta “poshteroni” perpara te tjereve, por ne kete rast mesuesi ose personat e tjere kane te drejte dhe jo ata. Gjitashshtu degjojeni variantin e tyre dhe arsyet qe i kane cuar ata drejt asaj situate. Mundohuni ti kuptoni ata edhe arsyet pse vepruan ashtu. Por asnjeher mos i mbivleresoni ata dhe te tjeret.


Mos bej diçka qe nuk te pelqen vetem se ashtu te thone shoket. Femijet mendojne se popullariteti ne shoqeri eshte shume i rendesishem dhe ata bejnë çmos per ta marre ate. Ata duhet te kene idete dhe deshirat e tyre personale. Duhet ti mesoni femijes te jene te afte te mbrojne veten dhe te shprehin kur dicka nuk i pelqen. Prinder duhet ti mesoni femijes si te mbroj mendimet e tij dhe ti perdor ato. Sillni shembullin tuaj personal per t’i treguar femijes se te qenit i ndershem dhe i respektuar eshte me i vlefshëm sesa te jesh ne vemendjen e shokeve duke bere gjera te gabuara. Te jesh i sinqerte me shoket eshte gjeja me e mire ,sesa ti besh atyre lajka vetem qe ata te duan. Miqte duhet ti duan ata sic jane.

Sinqeriteti i femijes ne shkolle dhe ne familje

Nese nuk kupton diçka ne mesim, pyet. Te pyesesh ne shkolle eshte gjeja me normale. Mesojini femijes suaj se te beje pyetje eshte me e mire sesa të pretendoje se i kupton gjithçka. Femijeria eshte koha me e mire per te mesuar sa me shume. Te pyesesh nuk eshte turp, perkundrazi eshte kultur dhe te bene njeri me te pergatitur. 

Nese nuk ndihesh mire, thuaji mesuesit ne shkolle. Nje femije nuk duhet te kete ndrroje te flase per çeshtje shendetesore. Shendeti eshte me i rendesishem se notat. Sigurohuni qe femija juaj ta di kete me siguri. Duhet ti mesoni femijes  qe shendeti i mire reflketon te mesimi, te perqendrimi te nota dhe te aktiviteti ditor. Shendeti mbi te gjitha.

Respekti ndaj vetes dhe ambientit

Respekto ambientin. Sa shpesh ankohemi per rruget e pista apo lule te keputura? Respekti per natyren duhet te filloje qe ne familje. Femijet duhet te kujdesen per dhe ta duam natyren dhe token. Duehte ta duan vendin e tyre ku rrine dhe te kuptojen vleren e tij. Filloni me veten, dhe pastaj investoni kete cilesi tek femija juaj. Ne kete rast, rezultati do te sillte femije te dedikuar dh te kujdesshem.


Meso te thuash “jo”. PO-ja ka te njeten vlere si Jo-ja. Mesoji femijes tuaj te thote “jo” te rriturve, mesuesit, dhe madje edhe vetes. Ju dëshironi të ndërtoni nje njeri me personalitet të forte, jo nje person që u bindet te gjithe pavarësisht atyre që u thone. Madje edhe ju duhet ti thoni jo femijes qe ao te kuptoje rendesine e saj. Duhet te mesojen qe te kundershtojne dhe ti kundershtojme. Aftesia per te thene “jo” do jete shumë e rendesishme kur ata te rriten. Femijet smund te kene cdo gje qe nuk iu pershatet atyre dhe moshes se tyre.

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss