Shampo te demshme per floket tuaj
Shpeshhere e gjejme veten ne nje situate ku floket tane duken pa jete, te thate dhe pa asnje shkelqim. Por cfare ndikon ne shendetin e flokeve tane?
Ashtu si dhe organizmi jone, floket jane pjese e rendesishme ne tregimin e shendetit tone dhe reflektojne menyren tone te jeteses, ushqimit dhe stilit jetik te perditshem.
Ka shume faktore qe ndikojne ne shendetin e flokeve tane, por nje nder me kryesoret jane shampot me te cilat lajme koken.
Si ta zgjedhim shampon e duhur qe i pershtatet flokut tone?
Me siguri nuk dini cilet jane perberesit e nje shampo te mire qe nuk e demton flokun, pasi te gjitha kane specifika te vecanta. Apo shampot thjesht nuk i pershtaten flokut tuaj dhe e bejne te ashper dhe te thate.
Ashtu si çdo produkt tjeter qe ne perdorim per trupin tone edhe shampo ka disa karakteristika te ndryshme te cilat duhen pare me kujdes para se ti zgjidhni per ti perdorur.
Se pari duhet te niseni nga lloji juaj i flokut nese e keni ate te yndyrshem, te thate apo te lyer. Shampot jane te ndara sipas ketyre kategorive ne te shumten e rasteve.
Gjithashtu nese keni nje skalp te ndjeshem, nje shampo me perberes qe irritojne lekuren e kokes nuk do te ishte aspak e pershtatshme per tu perdorur.

Shampot e duhura per floket tuaj
Nje shampo shume e pershtatshme dhe e sigurt ne perdorim duhet te jete pa sulfat dhe paraben.
Keto dy perberes gjenden ne shumicen e shampove qe tregtohen ne nje game te gjere dhe nuk iu kushtojme rendesine e duhur.
Perberesit si parabeni, silikoni, silici , sulfati jane pikerisht ato qe e bejne flokun tuaj te thate ne fund dhe me yndyre ne rrenjet e tij.
Duke qene te ashper me flokun bashke me papastertite heqin edhe lageshtine dhe yndyren natyrale te flokut per te cilin ai ka nevoje per te qendruar i shendetshem . Ne kete rrjedhe floku do te nxise kunderveprim duke prodhuar akoma me shume yndyre deri ne sasi te teperta te tij.
Sulfatet jane te shpeshta ne shumicen e produkteve kozmetike , shampove dhe lares te tjere. Per sa kohe te keni mundesi, shmangini shampot qe kane sulfat dhe paraben ne perberjen e tyre.
Si te trajtoni renien e flokeve?
Fillimisht, duhet te zbuloni shkakun apo shkaktaren qe ndikojne ne humbjen e flokeve. Keto mund te jene dieta e dobet ushqimore, hormonet, stresi , apo dhe produktet e gabuara qe perdorim per trajtimin e tyre.
Nese problemi jane produktet si shampo, balsami dhe maskat atehere ne kemi disa zgjidhje per ju.
Perdorni produkte me perberje bimore dhe natyre te shampot apo kremrat e flokeve.
Shmangni te gjitha shampot me perberes dhe kimikate te demshem per flokun kryesisht ato me permbajtje silikoni dhe parabeni.
Permbajtja e alkolit ne shampo gjithashtu eshte teper e demshme duke ndikuar direkt ne acarimin e skalpit.




